E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Meta ishte shenjester e "21 Janarit", pa kontekst



Deputeti i Partise Socialiste Ben Blushi, thote se takimi Rama-Meta ishte i parashikueshem dhe askush nuk ka pse te habitet. Sipas tij ne gjithe kete vorbull politike ai qe stonon eshte koalicioni mes PD dhe LSI, por jo bashkepunimi mes PS dhe LSI-se qe sipas tij, jane dy parti qe biologjikisht kane lidhje mes tyre. Deputeti i PS-se i ftuar ne UTV-News per te folur mbi zhvillimet me te fundit politike nuk perjashtoi mundesine e nje koalicioni me LSI-ne duke u shprehur se marreveshja mes dy partive nuk duhet te jete vetem per zgjidhjen e ceshtjes se presidentit por edhe me tej. Ne kete pike, ai duke pranuar se Ilir Meta ishte ne shenjestren socialiste te "21 Janarit", konsideroi pa kontekst kete perfshirje te kryetarit te LSI ne strategjine e asaj demonstrate.

Cili eshte komenti per darken e Metes me Ramen. A jeni te gatshem te pranoni ne koalicion Ilir Meten, njeriu qe me bllok ne dore ka drejtuar ministrine e Ekonomise, njeri qe u be shkak per kater viktima apo qe nxori ne opozite PS-ne?

Sigurisht qe po, nuk kam asnje dileme. Eventualisht ne mund te kemi koalicion me LSI. Ka njerez qe jane gjendur te pa pergatitur per kete qe ndodh. Kjo tregon se kane probleme me fantazine dhe nuk parashikojne dot ate te mund te duket e pamundur behet e mundur. Ajo qe stonon eshte aleanca e PD me LSI, ndersa aleanca e PS me LSI eshte nje marredhenie organike. Aleanca PS-LSI eshte biologjikisht e mundur. Eshte ribashkimi i nje trupi qe per arsye te ndryshme u nda. Hyj tek ata qe mendojne se kjo gje mund te ndodhe nje dite. Ky eshte nje proces qe sapo ka filluar dhe nuk ndodh pas nje jave apo pas nje dite.

A mund te kishte ndodhur me heret nje afrim PS-LSI ?

Une e kam te pamundur te them nese mund te ndodhte me pare. Kjo qe po shohim ende nuk eshte nje marreveshje, por palet kane yshtje per te arritur nje marreveshje, per presidentin, padyshim. Perpara kjo nuk mund te ndodhte se nuk kishte kontekst. Ne vitin 2009 Ilir Meta na kerkoi nje perqasje per Kodin Zgjedhor, ne ishim kunder per arsyet tona, them beme mire apo jo, kjo s'ka vlere, ne i humbem zgjedhjet, ndoshta dhe per kete arsye. Zgjedhjet mbaruan dhe rezultati zyrtar i deputeteve ishte 66 PD, 60, PS dhe 4 LSI. I kerkuam Metes te vije me ne, ai refuzoi dhe kemi kete situate qe kemi sot. Nuk mund te ndodhte perpara dhe per shkak te ketij konteksti. Mbaruan zgjedhjet, ne nuk i njohem, Meta shkoi ne Qeveri, ne bojkotuam parlamentin, kjo s'kishte kontekst. Ndodhi "21 Janari", nje nga shenjestrat ishte Meta, edhe kjo nuk kishte kontekst. Ne zgjedhjet lokale Meta ishte kunder nesh. Mbaroi gjithe ky cikel, ndodhi ajo qe ndodhi. Tani partite parlamentare takohen me dashje apo pa dashje per ceshtjen e presidentit. Ky eshte nje moment qe detyron palet te kene nje qendrim qofte edhe nga votat qe ata kane. Nese ceshtja e presidentit nuk do te ishte aq afer, ndoshta takimi s'kishte per te ndodhur. Ky eshte konteksti, mendoj se kemi ardhur deri ketu ne menyre te logjikshme.

A ka moral politika?

Kur je ne politike ky kufi nganjehere eshte i paracaktuar. Nese do te donim te gjenim nje kufi te moralitetit politike do te thoja se e percakton faktori publik, opinionin publik. Po te shtrohet pyetja nese shqiptaret duan nje president te Berishes apo partive, shqiptaret do te thonin se duan nje president te me shume partive sesa te nje partie. Nese opinioni publik percakton kete kufi moral, 70-80% e opinionit thote me mire nje president te partive sesa te Berishes. Ne nuk duam ta marrim presidentin, ne duam ta mbrojme. Nuk po them se jemi engjej ne gjithe kete debat.

Pse duhet te votojne shqiptaret opoziten?

Shqiptaret do te thirren pas nje viti ne zgjedhje, nese kemi pasur apo jo standardin e duhur moral, nese kemi nje program me te mire, nese kemi instrumentet e duhura per te luftuar korrupsionin etj. Dita e zgjedhjeve do te jete dita e gjykimit per cfare kemi bere apo per sa kemi bere mire. Teknologjia e te berit politike ka ndryshuar. Per sa kohe qe politika eshte nje loje ne vetvete, ka teknologjine e vet. PS dhe LSI mund te kene pika te perbashketa per ceshtjen e presidentit, se cfare ndodh ne te ardhmen kjo eshte nje gje e panjohur akoma. Por sot mund te ndajme parime te njejta per presidentin. Une kam qene ai qe ne vitin 2006 kam kerkuar president nga populli, kjo gje nuk ndodhi.

Nano mund te propozohet si kandidature e z.Rama?

Kjo gje po rezulton cdo dite dhe me e pamundur, jo per arsyet tona, sepse sot Berisha tha se une do te tentoj te zgjedh nje President nga mazhoranca.

Jemi ne kuadrin ku PS po bashkepunon me LSI, nese Berisha do te binte dakord per Meten per president, PS ia jep votat Metes, apo ju e kundershtoni Meten si president?

Ne kundershtojme ne parim ate qe Berisha pohon, kundershtojme nje president ekskluzivisht te PD. Perjashtojme cdo kandidat i cili imponon nje proces te njeanshem. Ne jemi per nje proces ne tavoline, per t'u ulur dhe per te gjykuar emra. Per sa kohe qe ne nuk jemi ulur me Berishen dhe Meten per te bere diskutime, nuk ka nje koment, jemi ne nje proces te njeanshem. Nese Berisha nuk fton pale te tjera ne e kundershtojme, nuk e pranojme. Pas 3 javesh ne mund te kemi nje president me 71 vota, ne nuk do te marrim armet, por nuk do ta japim legjitimitetin. Nese nuk ben ate qe e beri ne vitin 2007, Berisha e ka te pamundur te zgjedhe nje president pa LSI.

A jeni te gatshem te ndertoni nje aleance me Meten per te rrezuar Berishen?

Ne jemi te gatshem perdite per ta rrezuar Berishen ne Parlament, nese aty behen 71 numra kunder Berishes. Nese ky koalicion nuk zgjedh dot nje president, ky koalicion ka rene. Nese LSI del nga Qeveria dhe ka mirekuptimin dhe vullnetin per te ndertuar nje aleance me ne, - nje aleance qe nuk kalon vetem ne emra qeverie por mbi nje program, sepse ne ndertojme aleanca programatike, - nese LSI e pranon kete, atehere cdo aleance behet me e thjeshte.

A mund te votoni ju Meten per President?

Do te duhej nje marreveshje me e madhe per te shkuar ne kete gje. LSI eshte partia e trete ne Parlament sot. Ndoshta nese nga ky proces per t'i dhene vendit nje president jo nga PD, mund te linde nje marreveshje me e madhe, afatmesme. Nje koalicion afatshkurter, qe nenkupton president dhe afatmesem, per zgjedhjet e 2013.

Keni ndertuar opoziten duke sulmuar Priftin dhe Meten. Te cilet mund te jene serish nese ministra. Pervec emrit te kryeministrit, cfare do t'i sillni ndryshe Shqiperise?

Do t'i sillnim nje program. Kete program e zbaton nje parti dhe nje koalicion qe merr votat ne zgjedhje. Te te votohet programi do te thote qe te perfaqesosh shqetesime popullit, te zbusesh varferine, te krijosh me shume vende pune, te zbusesh polarizimet mes te pasurve dhe te varferve. T'ua besh jeten me te lire popullit. Nis e votohet programi, pak rendesi ka se kush eshte minister.

Nese sot jepet mundesia qe PS dhe LSI ndryshojne kryeministrin, a mendoni se eshte strategji e dobishme per PS ne zgjedhjet e 2013?

Nuk ka opozite qe do ta shtynte diten per ta rrezuar Qeverine ne Parlament, politika per te cilen ju flisni behet ne laborator, jo ne terren. Ne nuk kemi politike laboratorike. Nese do kishim mundesi do ta benim. Duam ta rrezojme dhe pastaj te negociojme per Presidentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›