Socialistët vijojnë përpjekjen për të udhëhequr Greqinë
Greqi- Lideri i Partisë Socialiste greke, Pasok, Evangelos Venizelos do të takohet sot me liderin e konservatorëve Antonis Samaras në një përpjekje për të formuar një qeveri uniteti.
Analistët thonë se ka shpresa për një marrëveshje koalicioni pasi Venizelos takoi kreun e një partie të vogël të krahut të majtë.
Takimi i Venizelos dhe liderit të së Majtës Demokratike Fotis Kouvelis dukej se mund të siguronte kuadrin e një marrëveshjeje për një koalicion që do të ndriçonte masat shtrënguese në Greqi, dhe të përpiqej të mbante vendin në Euro. Nëse ato arrijnë në bindin Demokracinë e Re për të pranuar planin, të treja forcat politike bashkë mund të kenë vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri të re.
Greqia po ndeshet me një krizë të borxhit që ka prekur të gjithë Eurozonën. Nëse nuk arrihet sërish një marrëveshje për ndërtimin e qeverisë vendi nuk i shmang dot zgjedhjet e reja. Votuesit grek janë të pakënaqur me masat shtrënguese të cilat janë pjesë e marrëveshjes që Greqia ka me Trojkën për të përfituar nga kreditë e saj në mënyrë që t’i shpëtojë falimentit kaotik.
Zoti Venizelos i Pasok dhe zoti Samaras i Demokracisë së Re formuan në Nëntor koalicionin që po largohet, por humbën vota përpara partive që premtuan se do të kundërshtojnë masat e BE-së. Por nëse përpjekja e fundit dështon, presidenti duhet t’i kërkojë edhe njëherë liderve politik për të bërë një përpjekje të fundit për të formuar qeveri para se të thërrasë zgjedhje të reja.
Pasok ka dominuar politikën greke në 4 dekadat e fundit por ka parë në keto zgjedhje që pëlqimi i publikut për të ka rënë ndjeshëm, pasi partia është parë si thellësisht e papëlqyeshme dhe si arkitekte e kursimit. Pasok dhe Demokarcia e Re kanë së bashku 149 vende, dy më pak se shumica, ndërsa partia tjetër e majtë ka 19 vende. Ndërkohë që Gjermania dhe BE-ja kanë bërë thirrje që Athina të vijojë me angazhimet e saj sa i takon marrëveshjes së reduktimit të borxhit kolosal.
Dorina Bilbili/IDEA/