Paloka e Hoxha: Presidentin e zgjedh vetem PD
Afrimi i dates per zgjedhjen e presidentit ka intensifikuar edhe lojen duke e bere klasen politike dhe median me te ndjeshme. Por per mazhorancen, megjithese loja po arrin drejt binishit, ende nuk quhet e mbyllur per sa kohe ne fushe nuk ka hyre lojtari kryesor, i cili ne kete rast eshte kryeministri Berisha. Per deputetet e PD-se, kreu i mazhorances ende nuk e ka dhene fjalen e tij te fundit dhe per rrjedhoje loja do te vazhdoje me intensitetin e saj, pa zbuluar se cili do te jete rezultati final dhe kush do te jete fituesi. Deputeti i PD-se, Edi Paloka, eshte shprehur se debati per zgjedhjen e presidentit i ngjan si nje arene boksi ku ende luftetari kryesor nuk eshte ngjitur ne ring per te ofruar show-n e radhes. "Perpara ndeshjeve te medha te boksit gjithmone ne stadiume luhen disa ndeshje me kalamaj qe jane per te mbajtur njerezit te integruar me ate qe do te ndodhe me pas. Nuk dua ta ul deri ne kete nivel diskutimin per presidentin, por ajo qe dua te them eshte se akoma lojtaret e vertete nuk kane hyre ne loje dhe ketu kam parasysh mazhorancen, per presidentin, pasi eshte mazhoranca ajo qe do te vendose se kush do te jete presidenti i ri", - eshte shprehur deputeti Paloka. Deputeti demokrat ka theksuar se pavaresisht diskutimeve dhe konsultimeve te gjithe duhet ta kene te qarte se ne fund pa votat e mazhorances nuk zgjidhet presidenti. Duke komentuar takimin e kryetarit te LSI-se, Meta, me kryetarin e PS-se, Rama, deputeti demokrat deklaron se me ane te atij takimi, Rama i kerkoi ndjese Metes per akuzat qe i ka bere. "Rama ka gjetur menyren per t'i kerkuar ndjese z. Meta per gjithe sulmet e paskrupullta qe ka bere deri pak kohe me pare. Mos harrojme se kater veta u vrane pak kohe me pare vetem se Rama i leshoi si mish per top, duke i nxitur pikerisht me ate sajesen qe beri per z. Meta. Uroj qe z. Meta t'i kete mbajtur shenim ne bllokun e famshem, per te cilin ka protestuar Rama dhe ka bere mitingje", - u shpreh Paloka. Pothuajse i te njejtin mendim eshte edhe deputeti tjeter i PD-se, Fatos Hoxha, i cili ka deklaruar se zgjedhja e presidenti do te jete nga mazhoranca dhe pa votat e saj ai nuk mund te zgjidhet. Deputeti Hoxha vlereson lojen politike te kryetarit te mazhorances njeheresh dhe kryeminister z. Berisha duke u shprehur se ai tashme eshte mjeshter ne politike. "Nese ka nje titull ne sport qe eshte mjeshter i madh i sportit, ne politike duhet te kishte nje titull, qe t'i akordohet kryeministrit Berisha si mjeshter i madh i politikes", - eshte shprehur deputeti i PD-se, Hoxha. Gjate gjithe kesaj kohe, mazhoranca ka qene unike ne deklarimet e saj, duke theksuar faktin se kreu i ri i shteti do te zgjidhet nga radhet e saj.