E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi PS te mos dale kunder SHBA Qamil Xhani

Qendrimi i Partise Socialiste per te mos votuar ne seancen e sotme ligjin per Gjykaten Administrative ka sjelle debate ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar. Deputetet Ben Blushi Arben Malaj dhe Damian Gjiknuri ne fjalen e tyre gjate mbledhjes se zhvilluar ne mesditen e djeshme jane shprehur se miratimi i ketij ligji eshte i nevojshem per biznesin dhe PS-ja duhet te mbaje nje qendrim me tolerant jo ndaj mazhorances por duke pasur parasysh rendesine qe ligji ka per biznesin dhe apelin qe kane bere kontribuuesit ne hartimin e ketij ligji. Nderkohe Blushi eshte shprehur qarte se PS nuk duhet te dale kunder qendrimit te SHBA. Burime nga Partia Socialiste bene te ditur se gjate mbledhjes ka pasur diskutime nga deputete te ndryshem ku qendrimet jane ndare pro dhe kunder miratimit te ketij ligjit. Sipas burimeve deputeti Arben Malaj ka argumentuar se votimi i ligjit per Gjykaten Administrative eshte nje projekt disavjecar qe lidhet me funksionimin me cilesor te biznesit. Malaj ka permendur dhe faktin se ky projekt eshte negociatat me perfaqesues te larte te shtetit Amerikan dhe parate e taksapaguesve te nje vendi te fuqishem jane alokuar per te sjelle nje standard te ri ne marredheniet e biznesit me shtetin. Malaj eshte shprehur se mos miratimi i ketij ligji nuk ka kosto vetem per mazhorancen. Ai ka theksuar se opozita duhet te ushtroje pergjegjesine e saj ne miratimin e ketij ligji duke dhene dhe shembullin se nuk eshte kunder reformave te domosdoshme. Dalja nga salla e Kuvendit pa miratuar kete ligj ka shtuar Malaj nuk do te ishte veprim i duhur nga ana e opozites pasi mos miratimi i ketij ligji nuk ve ne pozite te veshtire PS-ne perballe donatoreve dhe vete biznesit ne vend. Per kete qellim ai ka kerkuar nga koleget e tij qe te jene me racionale ne qendrimin ndaj kesaj ceshtje. Nga ana tjeter Malaj ka theksuar se votimi i ketij ligji nuk ndryshon qendrimin e PS-se dhe axhenden e saj dhe per transparencen politike dhe kushtezimin e qe ka i ka vene mazhorances per zgjedhjet dhe reformat e saj. Nje qendrim te tille ka mbajtur dhe deputeti tjeter Ben Blushi i cili ka ftuar koleget e tij per ti bere nje koncesion jo thjesht mazhorances por reformes per biznesin. Blushi ka permendur ne fjalen e tij dhe faktin se ne miratimin e ketij ligji jane dhe interesat e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Une propozoj qe ne te bejme nje tolerim per Gjykaten Administrative pasi ketu hyjne ne loje dhe marredheniet me SHBA-te ka thene gjate mbledhjes se grupit deputeti Ben Blushi. Ne te njejten linje ka qene dhe deputeti tjeter Damian Gjiknuri i cili ka ftuar koleget per nje reflektim ne lidhje me kete ligj. Nderkohe kryetari i Grupit Parlamentar dhe deputete te tjere te PS-se kane qene kategorikisht kunder votimit te ligjit per miratimin e kesaj reforme. Ruci eshte shprehur se qendrimi i PS-se eshte bere i ditur dy dite me pare dhe miratimi i ligjit per Gjykaten Administrative mund te behet vetem ne rast se do te kete nje leshim nga PD-ja per hetimin e zgjedhjeve. Ruci ka permendur se prej nje viti PS-ja ka protestuar dhe ka bere cdo perpjekje per transparencen. Sipas tij leshimi i PS-se ne keto momente do te merrej si nje shenje dobesie derisa ende nuk ka nje marreveshje per zgjedhjet. Propozoj qe te mbajme qendrimin qe une bera te ditur dje deri ne momentin e reflektimit te PD-se smund te veme strategjine tone ne funksion te mazhorances. Do presim dhe 24 ore nese ska reagim votat tona nuk do te hidhen ne seance mesohet te kete thene Ruci dje gjate mbledhjes se grupit. Ne te njejten linje ka qene dhe deputeti i PS-se Erion Brace i cili ka qene kategorikisht kunder votimit te ketij vendimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›