Agolli merret 6 ore ne pyetje ne prokurori

Tirane-Ish-Drejtori i Pergjithshem i Urbanistikes ne Bashkine e Tirane Dritan Agolli i cili aktualisht mban detyren e Administratorit te Pergjithshem ne kete institucion per afro 6 ore eshte pyetur ne Prokurorine e Tiranes ne lidhje me hetimet e nisura per lejet e ndertimit te dhena nga kjo bashki pas deklaratave publike te bera nga deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi. Burime nga kjo prokurori bene te ditur se prokuroret e Taske-Forces Valentin Preci dhe Ardian Braho e kane pyetur Agollin ne lidhje me kohen kur ai e ka drejtuar kete drejtori dhe per menyren se si jane dhene lejet e ndertimit si dhe per menyren sesi eshte bere studimi i zones dhe sipas cilave kritere jepeshin lejet e ndertimit. Ne perfundim te seances se marrjes ne pyetje mesohet se Agolli ka shprehur bashkepunim per te zbardhur ceshtjen e nisur nga prokuroria. Ai tha se ka shpjeguar gjithcka qe hedh poshte akuzat ndaj Bashkise te cilat i konsideroi si shpifje. Shpjegimet e Agollit ne prokurori si zyrtar i Bashkise se Tiranes vijne pas disa deshmive te tjera te dhena me pare nga biznesmenet Rrahman Selmanllari Dritan Avllai dhe Arian Tartari ne lidhje me procedurat e studimit urbanistik te zones se Liqenit Artificial ne Tirane. Hetimet nisen pas akuzave te ndersjella te bera nga dy kampet e politikes. Nga njera ane e deputetes se Partise Demokratike Albana Vokshi e cila denoncoi korrupsionin e perfitimit te 20 nga Bashkia e Tiranes me lejet e ndertimit dhe nga ana tjeter e akuzave te bera po publike nga deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace ndaj Albana Vokshit per fshehje te deklarimit te pasurise dhe abuzime te personit qe ajo bashkejeton Arjan Tartari me koncesione. Prokuroret e ceshtjes do te marrin ne pyetje per zbardhjen e ketyre akuzave edhe zyrtare te tjere te Bashkise te cilet kane qene pjese e ekipit qe kane kaluar ne dore procedurat e studimit urbanistik per zonen e Liqenit Artificial. Ne listen e zyrtareve te Bashkise eshte pyetur edhe ish-drejtoresha juridike ne kete institucion Majlinda Dhuka aktualisht Drejtoreshe e Politikave te Zhvillimit. Ajo ka shpjeguar procedurat juridike qe jane ndjekur nga Bashkia e Tiranes per studimin dhe miratimin e planit urbanistik te zones ku ishte parashikuar ndertimi i kompleksit te banimit. Prokuroret e ceshtjes Valentin Preci dhe Ardian Braho prej me shume se nje muaji po zhvillojne hetime per te zbardhur te verteten e denoncimeve politike. Te paret qe kane dhene shpjegimet e tyre ne prokurori kane qene deputetet Vokshi dhe Brace.