Ridvan Bode Te aferm te te majteve tregtare te kasave
Ministri i Financave ne nje interviste direkte per Tv Klan eshte ka sqaruar te gjitha spekulimet qe jane bere ne lidhje me vendosjen e kasave fiskale per biznesin nga ana e opozites. Njeheresh ka nenvizuar se firmat fituese per pajisjen e biznesit me kasa jane tregtare te ndershem por njeheresh dhe te aferm te te majteve.
Z. Bode opozita prej disa dites ka leshuar akuza per procesin e pajisjes se bizneseve me kasa fiskale. Mund te na thoni se eshte bere ky proces
Ka qene nje proces transparent i organizuar nga Ministria e Financave dy vite te shkuara per terheqjen e disa kompanive qe do te instalonin kasat elektronike te biznesit. Kane qene te ftuara firma vendase dhe firma te huaja te cilat do te benin instalimin e kasave fiskale dhe permes nje procedure prokurimi nga pese kompanite qe moren pjese ne kete licencim u autorizuan qe te merrnin pjese qe te pesta kompanite per te filluar procesin e instalimit te kasave. Ne nje periudhe gati 1-vjecare Ministria e Financave beri vleresimin e situates dhe pati disa elemente teknik te cilet nuk plotesoheshin ne perputhje me kontraten dhe me Vendimin e Keshillit te Ministrave dhe rreth muajit prill u be nje pezullim i perkohshem duke u kerkuar kompanive qe instalojne kasat qe te testonin saktesine e komunikimit on-line te te gjitha kasave. Sot jemi ne nje faze kur kater prej kompanive qe jane prezente ne kete proces i kane testuar tre prej tyre 7-8 tipe kasash dhe nderkohe pritet qe dhe kompania e fundit te rezultoje me sukses. Pra ka qene nje proces teresisht i hapur dhe konkurrues. Nje komision i organizuar nga Ministria e Financave nen drejtimin e Drejtorit te Politikave Makroekonomike me pjesemarrjen e Drejtorive te IT te Ministrise se Financave dhe te Tatimeve me pjesemarrjen e personave nga Drejtoria e Legjislacionit dhe eksperte te fushes te cilat kane mundesuar qe ky proces te niste teresisht pa asnje lloj anekse dhe pa asnje problem.
Por opozita ka ngritur pretendimet permes akuzave...
Tashme nga ana e opozites ngrihet problemi per transparencen e gjithe ketij procesi pa pasur asnje pretendim te kesaj natyre. Nderkohe qe nga ana e Departamentit Anti-korrupsion prane Keshillit te Ministrave eshte bere hetimi i ketij procesi dhe ka rezultuar qe te jete teresisht ne perputhje me ligjin. Gjithsesi ato qe ngre sot opozita do te doja ti theksoja ne menyre te vecante. Se pari pozita ka lobuar me qellim per te bllokuar procesin dhe per te mos lejuar vendosjen e kasave cka perben nje proces teresisht transparent dhe ligjor te barabarte dhe te drejte qe vendos konkurrencen e lire midis pjesemarresve ne treg me idene per te bllokuar instalimin e tyre mbi biznesin e vogel ka manipuluar opinionin publik. Se pari duke abuzuar se firma prane Ministrise se Financave apo Keshillit te Ministrave duke aluduar per nje firme konkrete qe lidhet me Presidentin e Klubit te Futbollit Skenderbeu gje qe eshte qesharake. Ne kete menyre ka rritur presionin per te bllokuar procesin.
Konkretisht cilat jane kompanite e akuzua nga PS-ja dhe opozita per korrupsion si njerez prane mazhorances dhe juve personalisht
Dua te them se te gjitha kompanite jane serioze dhe mua me vjen keq qe detyrohem te permend emrat e pronareve te tyre pasi ata jane partnere me Ministrine e Financave ndermjetes midis shtetit dhe biznesit. Por detyrohem per shkak te presionit dhe te shpifjeve pa vend qe ben opozita me duhet te detajoj duke u kerkuar ndjese dhe nje here. Kompania e pare qe zuri vendin e pare ne konkurrim eshte me perfaqesues ligjor z.Gerian Hyka drejtor ekzekutiv z. Bledar Balla. Me vjen keq qe po i permend keto emra por keshtu u be keto kohet e fundit nga ana e opozites dhe une detyrohem te beje keto publikime. Kompania Iva Electronic eshte me qender ne Tirane eshte 100 prone e z. Ilir Kumbaro ose eshte daja i z. Blendi Klosi. Tjeter eshte nje firme me perfaqesues ligjor nje shtetas nga Zvicra z. Martin Nushi. BNT Electronic eshte nje firme me qendrim ne Tirane dhe qe ka perfaqesues ligjor z. Jovan Bojdani dhe me ortak Bardhyl Kellezi Leonard Terpo. Une dhe nje here u kerkoje ndjese qe permenda emrat e zoterinjve. Personalisht asnjerin prej tyre nuk kam njohur dhe nuk njoh dhe nuk kam pasur rastin te takohem me perjashtim te z. Ilir Kumbaro ne nje prezantim me kryeministrin per shkak te nje ankese qe ka bere ai. Pra ajo qe thuhet per firma te lidhura me mazhorancen eshte komplet nje hamendje dashakeqe nga ana e opozites per te bllokuar procesin.
Opozita ka akuzuar dhe per abuzime me cmimet qe kane kasat
Ceshtja e dyte mendoj ka te beje me pretendimet per cmime gjasme qe lidhet me situaten monopol. Procesi eshte teresisht i liberalizuar. Asnje here nuk ka pasur cmime te kontrolluara nga e Ministrise se Financave sidoqofte Ministria e Financave eshte e vemendshme qe ky proces te mos jete manipulativ dhe ka hetuar lidhur me cmimin dhe distancohet nga cdo perpjekje per te perfituar ne menyre te paligjshme ne nje proces te tille. Nga verifikimi i bere ditet e fundit rezultoi se procesi nuk ishte i manipuluar ne cmime nga ana e kompanive. Eshte shume e thjesht kemi certifikuar disa pajisje fiskale disa tipe. Une po permend emrat e tyre ku kushdo mund te verifikoje cili eshte cmimi i tyre qofte italian grek maqedonas etj. Per interes te opinionit po them se pajisja me e perhapur eshte NEXO e cila tregtohet 450 euro ne tregun tone pa TVSH. Ne Itali kjo pajisje e te njejtit tip tregtohet me 778.8 euro qe eshte vetem kase dhe nuk ka modemin brenda modemi bene vet 100 euro. Pajisja e dyte eshte ZIP MI 300 ne Itali ka cmimin 1260 euro ne Shqiperi ka cmimin 650 euro bashke me pajisjen per transferimin on-line te te dhenave. Pajisje te tjera PRISE IMP 55E eshte 400 euro pa TVSH dhe pa pajisjen transmetuese ne tregun grek. Ne Bullgari po ashtu kini listen dhe mund ti verifikoni te gjitha te dhenat. Ne nuk jemi pjese te negocimit me cmimet por nuk do te lejojme manipulimin me cmimin. Por do te kujtoja vetem nje rast nga ana e bashkise se Tiranes jane vendosur taksimatesa. Taksimatsat e bashkise se Tiranes jane vendosur me nje cmim kam mandatin ketu 445 mije leke te vjetra dhe me nje tarife instalim 335 mije leke te vjetra. Pra kane nje tarife taksimatesi qe nuk eshte nje pajisje e plote elektronike nuk ka transmetim on-line te dhenave dhe nuk eshte e tipit elektronik sikurse jane kasat fiskale qe permendim. Megjithate ne nuk mund te futemi ne nje proces i cili eshte adresuat tregut i cili eshte i hapur dhe konkurrues. Tashme cdo kompani qe mendon se mund te futet n tregun e kasave mund te vije ne Ministrine e Financave te dorezoje dosjen te lere leket garanci ne banke dhe te testoje kasen nese permbush parametrat dhe kerkesat e ligjit perballe nje dhome prove qe kemi formuar dhe gjithsecili mund te testoje pajisjen e tij nese eshte funksionale apo jo.