E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Blushi: Rrëmbimi i Metës, faktoi kapitullimin e Reformës në Drejtësi

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediet ka folur sërish në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi akuzohet për tri vepra penale nga SPAK.

Kur bëhen shtatë ditë nga arrestimi i ish-presidentit, Blushi shprehet se arrestimi i Metës, të cilin e cilëson si “rrëmbim terrorist”, ka qenë i planifikuar prej kohësh dhe ndodhi pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Sipas Blushit, arrestimi ndodhi për “t’i garantuar narkoshtetit edhe një mandat tjetër”.

Blushi u shpreh më tej se “rrëmbimi i presidentit të PL-së, faktoi kapitullimin pa kushte të Reformës në Drejtësi dhe kapjes jo për fyti, por me shkelm në fyt të drejtësisë, nga Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën e vërtetë që sot përfaqësohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”.

“Zero faktet, zero provat dhe zero dokumentet kundër presidentit Meta”, tha Blushi.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›