E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Blushi: Shpallja e fitores së Llatjas, operacion mafioz i Ramës, për të demotivuar numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar, lidhur me fitoren, sipas PS-së, të kandidatit socialist për bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja. Ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet se “ky rezultat është nga operacioni mafioz i Ramës”.

“Mos u habisni nga “rezultatet” e votimit elektronik ku qytetari voton Luçiano Boçin dhe i del Llatja! Operacioni mafioz i Edi Ramës, për të demotivuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës duhet të marrë përgjigjen e merituar! Të mbrojmë dhe numërojmë çdo votë për kandidatët tanë!”- shkruan Blushi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›