Veliaj përshëndet fitoren e Rakip Sulit për bashkinë e Kamzës

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Erion Veliaj, ka përshëndetur edhe Rakip Sulin për fitoren, i cili, ruajti drejtimin e bashkisë Kamzë edhe për 4 vitet e ardhshme.
“Fituam me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% qytetarëve të saj. Bravo Rakipit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Kamzën gjithnjë e më përpara”, tha Veliaj.
/rtsh.al/