Blushi: Shqipëria rrezikon të mbetet pa opozitë
Gjatë një takimi të zhvilluar në Akademinë e Arteve në Tiranë, Malaj dhe Blushi nisën lëvizjen e tyre për mendim ndryshe.
“Ne jemi ketu sonte sepse Shqipëria rrezikon të mbetet pa opozitë. Shqipëria ka të paktën dy muaj që pret që PS t’i thotë të vërtetën, por e vërteta për fat të keq, jo vetëm që është mohuar por edhe është fshehur. PS po zgjedh një kryetar por nuk ndryshon, PS po bojkoton por nuk po lufton, PS po i ikën betejës dhe një ushtri që braktis frontin i largohet cdo minutë fitores”, tha Blushi para mbështetësve.
Ai shtoi se Edi Rama, tashmë përbën rrezik për Partinë Socialiste dhe jo më për Sali Berishën. “Nuk ka shërbim më të mirë që PS mund t’i bënte Berishës dhe të djathtës, vecse duke mos luftuar. Nuk ka qeveri që nuk do donte të mos kishte opozitë. Disa ditë më pas qeveria do vijë në parlament dhe aty prapë nuk do ketë opozitë, nuk do ketë opozitarë që të thonë se kjo qeveri nuk ka shans për reforma. Opozita nuk është në parlament por mblidhet në salla qytetesh duke u përpjekur të kuptojë se ku ndryshon Edi Rama nga Edi Rama”, theksoi Blushi.
Ndërsa deputeti Arben Malaj tha se zhvillimet në Partinë Socialiste pas zgjedhjeve janë akoma më shqetesuese. “Partia Socialiste ka filluar të cenojë rëndë disa parime jetike për suksesin e saj politik. Demokracia e brendshme është cenuar dhe deformuar rëndë. Aktivitetet partiake janë bërë më të mbyllura, mbledhjet në forume më të tensionuara, solidariteti njerëzorë është zëvendësuar me servilizmin solidarë”, theksoi Malaj.
Sipas Malajt, sa më gjatë të qëndrohet jashtë institucioneve aq më pak mundësi do të ketë për t’u përqëndruar tek zgjedhjet e ardhshme vendore. “Ne nuk jemi këtu thjesht për një mendim ndryshe, ne nuk synojmë zëvendësimin e Ramës me nje model po Rama, jemi përballë jush për një vizion ndryshe, për një strategji ndryshe, se si sa më parë të mund të bëhemi të suksesshëm politikisht. Ne duhet te përballemi në parlament dhe në institucione me maxhorancën, ne duhet ta mundim publikisht këtë maxhorancë ballëpërballë dhe jo me deklarata në distancë”, vijoi anëtari i kryesisë së selisë rozë.
Malaj shtoi se Partia Socialiste duhet të ndalë bojkotin dhe të kthehet në parlament.