Chavez: Së shpejti Venezuela fuqi e 5-të e naftës
Lajmin e bën të ditur e përditshmja spanjolle "El Pais" në faqen e saj elektronike, sipas së cilës zbulimi u konfirmua për ANSA nga burime të kompanisë spanjolle "Repsol" që bashkëpunon me italianen "Eni" dhe venezuelianen "Pdvsa" në zbulimin e rezervave natyrore të lëndëve të djegshme.
"Është një lajm mahnitës", deklaroi Chavez gjatë një interviste për "El Pais". Sipas të përditshmes spanjolle, bëhet fjalë për një rezervë tepër të madhe hidrokarburesh. Presidenti i Venezuelës deklaroi se ishte informuar për zbulimin gjatë takimit me kryeministrin spanjoll Jose' Luis Zapatero.
Burime nga "Repsol" deklaruan se rezerva mund të ketë ndërmjet 1.2 deri në 1.4 miliard fuçi naftë.
"Me këtë ritëm zbulimesh shkencore, Venezuela do të pozicionohet ndër pesë vendet e para në botë për sa i përket prodhimit të naftës", deklaroi Chavez. Gjatë intervistës me gazetarin e "El Pais", në librarinë madrilene "Shtëpia e Librit", ishte i pranishëm edhe presidenti i grupit spanjoll "Repsol", Antonio Brufau.
Rezerva mund të fillojë të shfrytëzohet në më pak se dy vjet.