E Diel, 1 Nëntor 2026

BE optimiste lidhur me vaksinën kundër A H1N1

Vasiliu ka organizuar një takim me përfaqësues të ministrive të Shëndetësisë së vendeve të G7 (ShBA, Angli, Gjermani, Francë, Itali, Japoni dhe Kanada) si dhe Meksika. Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte shkëmbimi i informacioneve dhe bashkërendimi i përpjekjeve në luftën kundër pandemisë.
     
Komisionerja europiane theksoi se virusi ka mbetur "i pandryshuar" deri tani, një fakt që lehtëson punën e laboratorëve që përgatisin vaksinat.   Ajo theksoi gjithashtu se shtetet duhet jo vetëm të përgatiten për të luftuar kundër virusit të gripit H1N1, por edhe kundër atij të gripit të stinës, që është bërë objekt i vaksinave të tjera.
     
"Duhet të veprojmë së bashku dhe të shkëmbejmë idetë", theksoi Klaus Theo Schroder, sekretari gjerman i Shtetit për Shëndetësinë. Por "është e rëndësishme që secili të mund të prodhojë atë që i përshtatet më mirë" përsa i përket fushatës së vaksinimit, shtoi ai.
     
Provat klinike për vaksinën nuk kanë përfunduar dhe çështja e dozës së nevojshme për të fituar imunitetin ndaj sëmundjes nuk është përcaktuar ende.
     
Nicole Lurie, nënsekretare e Departamentit amerikan të Shëndetësisë, bëri të ditur megjithatë se një dozë e vetme vaksine mund të mjaftojë. Deri tani, shumica e laboratorëve janë shprehur se dy doza mund të jenë të nevojshme.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›