E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi refuzon propozimin për të drejtuar grupin parlamentar?

u3_ben-blushi-2Ben Blushi ka refuzuar propozimin që i është bërë për të drejtuar grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Kështu raporton GSH, e cila bën të ditur se në garë për të drejtuar grupin socialist tani janë katër emra të tjerë.

Kështu, Gramoz Ruçi mbetet një nga kandidaturat më të forta, pasi e ka drejtuar edhe së fundmi këtë trupë ligjvënëse.

Në garë është edhe ish- kryeministri Pandeli Majko dhe deputetët Taulant Balla dhe Blendi Klosi.

Ben Blushi e mbajti postin e kryetarit të grupit parlamentar para disa vitesh, por dha dorëheqjen kur gjashtë deputetë të grupit socialist votuan për ish- presidentin Bamir Topi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›