E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi “shpërthen” te Ligjet: Jemi në kushtet kur shteti ka rënë

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate të forta në mbledhjen e kësaj të mërkure, ku opozita ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë pas arrestimit nga SPAK-u të shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, me dyshimin se ajo i ka shërbyer grupeve kriminale.

Deputeti Tedi Blushi hodhi deklarata të forta që vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e rendit dhe sigurisë në vend. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivoke, ai kërkoi me ngulm që në krye të agjendës së këtij komisioni të rikthehet urgjentisht respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve në fuqi.

Gjatë një fjalimi të ashpër drejtuar kryetarit të komisionit, Blushi nënvizoi përgjegjësinë thelbësore që ky organ parlamentar ka për të garantuar rendin kushtetues. Por ajo që tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi reagime ishte përshkrimi dramatik i situatës aktuale.

“Zoti kryetar, së pari dua t’ju rikujtoj faktin se prioritetet në komisionin e ligjeve duhet të jenë respektimi dhe sidomos… po, faleminderit. Prioriteti i këtij komisioni dhe në krye të agjendës së këtij komisioni duhet të jetë respektimi i ligjit dhe kushtetutës. Ky komision është përgjegjës pikërisht për të garantuar respektimin, e theksoj, të Kushtetutës dhe më pas të ligjit. Jemi në kushtet kur arkitektura e shtetit ka rënë”, deklaroi Tedi Blushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›