E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Gjirin e Lalzit gjatë natës

Rreth 95 forca zjarrfikëse dhe të këmbësorisë, të mbështetura nga 11 mjete, kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e vatrave të zjarrit në zonën e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit, dhe për parandalimin e përhapjes së flakëve.

Si pasojë e ndërhyrjes së forcave në terren, nuk raportohet për dëmtime në hotele, resorte apo banesa në zonë.

Zjarri vijon në një zonë pyjore dhe kodrinore, ku terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye, në operacion është angazhuar edhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri për shuarjen e vatrave aktive.

Forcat zjarrfikëse, ekipet e këmbësorisë dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën në terren për neutralizimin e zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›