E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi ne garat e shpejtesise piloti Dan Ueldon humbi jeten

Shpejtësia e lartë jo rrallë ha koka dhe fatkeqësisht kjo ndodhi në një qytet që i njeh mirë goditjet e fatit, në Las Vegas. Piloti anglez, Dan Ueldon, e humbi jetën e tij në kumarin e garës Indi 300, pas një përplasjeje të tmerrshme të makinës së tij pas murit anësor të pistës.

Ueldon, 33-vjeçar, kampioni i garës Indi 500, u përfshi në një përplasje të shumë makinave dhe “shigjeta e tij fluturuese” humbi kontaktin me asfaltin në pistën e shpejtë të Las Vegasit, duke u përplasur më pas me murin, duke marrë flakë.

Anglezi humbi jetën më pas për shkak të plagëve të marra nga aksidenti. Plot 62 pilotë, mekanikë dhe spektatorë kanë humbur jetën në historinë e garës Indi 500, ndërsa në total janë me qindra të vdekur dhe të plagosur në të gjitha llojet e garave të shpejtësisë.

Pra, një pasion i madh dhe një rrezik edhe më i madh, diçka vetëasgjësuese që lind bashkë me një pjesë të racës njerëzore dhe që e shtyn drejt fundit shumë më shpejt sesa shumica prej nesh.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›