E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Përse vendosa të tërhiqem nga gara për kryetarin e partisë

Tiranë, 31 gusht, NOA Përfaqësuesi i njohur i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka bërë të ditura në një konferencë për shtyp arsyet e marrjes së vendimit për të mos kandiduar në garën për postin e kreut të kësaj partie.

Sipas tij, ky vendim është marrë në momentin kur konstatoi se Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, mbajtur dy ditë më parë, nuk arriti të përmushte qëllimet për të cilat u organizua mbajtja e tij.

Pasi pashë me kujdes të gjitha zhvillimet politike brenda Partisë Socialiste dhe pasi pashë se gara nuk do të ishte një mundësi, por premisë për grindje të vazhdueshme brenda radhëve të saj, vendosa të mos regjistrohem si kryetar, deklaroi Malaj.

Sipas tij, duket qartë se në PS nuk ka vullnet për zgjidhjen e paqartësive dhe këtë e tregoi fakti që në Kongres nuk u bë analiza e humbjes në zgjedhje dhe përse socialistët nuk u bënë dot fitues të tyre.

Shpresova shumë që Rama do të mbante përgjegjësinë për të mos rikandiduar si një standard që duhet të funksionojë brenda Partisë Socialiste, shtoi Malaj.  

Sipas Malajt, fjala e Ramës në Kongres nuk kishte asnjë analizim se çfarë mund të bënte më mirë dhe si për ironi, nuk u bë asnjë vlerësim për kolegët të cilët kanë mendim ndryshe dhe kanë qenë pjesë e sfidave të Partisë Socialiste që nga krijimi i saj.

Në fund, Malaj ka sqaruar pozicionin e tij të ardhshëm në selinë rozë, duke pohuar se zëri i tij në publik do të jetë gjithmonë një zë ndryshe për atë që mund të bëhet më mirë në PS dhe një zë për të përfaqësuar zërat e progesistsvëve brenda saj.

Tërheqja ime është një tërheqje nga një mjedis që kërkon të krijojë një garë të rënduar konkurrimi, e përfundoi ai deklaratën e tij.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›