Blute nuk leshojne pe per kompleksin Dinamo
Konflikti mes Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe klubit te Dinamos qe eshte njekohesisht prone e dikasterit te mesiperm te qeverise duket se do te zgjase. Vetem pak dite me pare nga perfaqesuesja e MTKRS-se Klodiana Shala drejtoreshe e Agjencise se Sherbimeve te Sporteve u mesua se tashme eshte ndertuar nje komision edhe me specialiste te Ministrise se Brendshme per berjen e inventarit te aseteve te klubit dhe pas kesaj do te duhet te behet edhe shperngulja e skuadres kampione nga ambientet. Por ne qarkullim eshte edhe nje opsion sipas se cilit dinamovitet mund te bashkejetojne ne shtepine e tyre bashke me federatat e shumesportit. Megjithate kjo eshte hedhur poshte ne menyre kategorike nga drejtuesit e bluve te cilet theksojne se nuk do te leshojne as edhe nje prej ambienteve te tyre pasi ato i perkasin vetem Dinamos dhe askujt tjeter.