E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti arsimi shqiptar merr note negative ne fshat

Vleresimi nderkombetar Nxenesit pervetesuan gjuhen amtare e leximin

Nxenesit shqiptare pervetesuan ne menyre pozitive lenden e gjuhes amtare leximin por edhe matematiken apo shkencat e tjera natyrore. Por problem mbetet ende diferencimi i zhvillimit te mesimit si dhe kualifikimi i mesuesve ne shkollat e zonave rurale qe nuk jane ende ne nivelet e zonave urbane. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka percjelle para medias rezultatet e raportit PISA 2009 Programi per Vleresimin Nderkombetar te Nxenesve te publikuara me 7 dhjetor 2010. Raporti ka vleresuar arritjet e nxenesve te moshes 15- vjecare ne 65 vende pjesemarrese dhe eshte bere publik dje nga Organizata per Bashkepunim e Zhvillim Ekonomik. Ministri Tafaj theksoi se vleresimi PISA ka disa komponente thelbesore qe synojne te ofrojne nje vleresim kompleks duke pasur ne themel te ketij sistemi tri fusha te dijes gjuhe amtare lexim dhe te shprehur matematike dhe lendet e shkencave natyrore. Vleresimi PISA per vitin 2009 ka pasur ne fokus ose si domen kryesor gjuhen aftesine komunikuese dhe mundesite shprehese te nxenesve. Javen qe vjen e viziton kete vend edhe nje grup deputetesh te Komisionit parlamentar te Edukimit dhe Medias per tu njohur me sistemin arsimor meqenese shume elemente te reformave te ndermarra ne sistemin tone te arsimit parauniversitar mbeshteten ne pervojen e Finlandes - tha ministri Tafaj. Kurrikula eshte faktor tjeter madhor qe citohet ne raport. Reforma e kurrikules ne arsimin baze po thellohet realizohet me ndihmen e eksperteve te huaj dhe mbeshtetjen e BB-se. Ajo synon perafrimin e programeve lendore me ato te vendeve me te perparuara. Faktor tjeter i rendesishem konsiderohet vijimi i arsimit parashkollor. Kjo do te thote qe ne duhet te ecim me shpejtesi drejt permbushjes se objektit qe cdo femije 5-vjecar te vijoje kopshtin se paku nje vit perpara fillimit te arsimit fillor. Tregues tjeter i dallueshem eshte ndryshimi midis zones urbane dhe asaj rurale. Ky ndryshim vihet re edhe ne testet tona kombetare te Matures Shteterore dhe Provimit te Lirimit. Diferenca lidhet para se gjithash me nivelin e kualifikimit te mesuesve. Vendi yne ka marre pjese per here te pare ne PISA ne vitin 2000 dhe eshte renditur i parafundit midis vendeve pjesemarrese. Ne vitet 2001 e 2004 Shqiperia nuk aplikoi per PISA e vitit 2003 dhe 2006. Ne vitin 2006 MASH aplikoi per vleresimin e PISA 2009. Gjej rastin te theksoj se nje permbledhje e rezultateve dhe konkluzioneve te raportit lsquoPISA 2009 do tu dergohet te gjitha shkollave te vendit dhe MASH-i se bashku me agjencite e saj do ta analizoje ate ne detaje - deklaroi dje kreu i arsimi Tafaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›