Dimraj Kemi fonde ne janar perforcohemi
Tirana rigjen qetesine. Klubi ka siguruar fondet per te paguar pagat e prapambetura te futbollisteve ndersa tashme mendon edhe per merkaton. Lajmi eshte konfirmuar nga shefi i klubit bardheblu Rauf Dimraj. Drejtuesi i 24 here kampioneve ka siguruar se do te nderhyhet ne merkaton e janarit per te perforcuar kontingjentin. Ceshtja e financave nuk perben aspak problem per ne. Do te diskutojme me stafin teknik per te percaktuar repartet ku kemi nevoje te nderhyjme konfirmoi Dimraj. Ende nuk mund te flasim per emra konkrete sepse kjo do te percaktohet vetem pas bisedave me stafin dhe kerkesave te trajnerit Dede. Shefi i klubit deklaroi se Oshinjik ishte nje levizje e gabuar dhe letonezi Silagailis u largua me deshire ndersa nenvijezoi se gjate janarit nuk do te largohet asnje titullar.