E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bluzat e bardha, page shtese nga te ardhurat dytesore

Mjeket dhe infermieret e QSUT-se do te perfitojne page shtese, ne baze te te ardhurave dytesore te realizuara deri me tani. Sipas vendimit te marre nga Keshilli i Ministrave pak kohe me pare, spitalet dhe qendrat shendetesore tashme do te kene mundesine e shperblimeve, pasi do te administrojne vete te ardhurat dytesore. Por, kjo skeme nuk eshte vetem per QSUT-ne por per te gjitha spitalet e vendit. Nese keto institucione kane te ardhura te mjaftueshme te perfituara nga sherbimet e kryera, mund t'i perdorin ato per ilace, investime ne infrastrukture dhe paga per personelin. Keshtu QSUT, nga fondi i mbledhur deri me tani, do te perdore 30 per qind te te ardhurave per shperblime per personelin. Ndersa pjesa tjeter do te shkoje per investime ne infrastrukture dhe aparatura. Burime nga QSUT-ja, bejne te ditur se brenda javes personeli mjekesor do te marre nje page shtese, pervec rroges mujore, pasi do te shperndahen "frytet e punes" se bere, gjate muajve te fundit. Shperblimi do te jepet ne kuader te reformes spitalore dhe futjen e spitaleve ne skemen e sigurimeve shendetesore, e cila ka dy muaj qe eshte konkretizuar.

Shperblimet

Te ardhurat dytesore do te shperndahen ne baze te punes se kryer nga cdo pavijon. Te gjitha pavijonet kane detyre te mbledhin, parate nga vizitat e kryera gjate ketyre muajve dhe parate do te shperndahen per personelin mjekesor perkates. Shperblimi qe do te marrin mjeket do te jete ne baze te shumes se mbledhur, e cila mund te jete e ndryshme nga nje pavijon te tjetri. Pavijonet qe kane mbledhur me shume te ardhura do te marrin me teper para. Kjo do te behet ne baze te pages aktuale qe kane dhe pozicionit te punes qe u perkasin. Futja e spitaleve ne skemen e sigurimeve shendetesore ka sjelle edhe rritjen e shperblimeve dhe pagave perfituese per sa u perket mjekeve dhe infermiereve te spitaleve. Kontrata mes ISKSH-se dhe spitaleve per hyrjen ne fuqi te skemes se vetefinancimit kane pak muaj qe jane nenshkruar dhe duket se puna ne spitale po jep frytet e veta. Qe nga fundi i muajit prill, kur u nenshkruan kontratat, dy muaj me vone po kryhet shperndarja e te ardhurave te mbledhura nga puna e mjekeve dhe stafit mbeshtetes.

Skema

Ministrja e Shendetesise pak kohe me pare, beri te njohur skemen e re te vetefinancimit te spitaleve dhe strukturave te tjera shendetesore. Me reformat e fundit te bera ne shendetesi, spitalet kane te drejte t'i kryejne vete tenderimet, t'i perdorin parate e mbledhura qe te jepen si shperblime per personelin, te blihen medikamente, pajisje etj. Te ardhurat do te sigurohen nga sherbimet me pagese qe jane ne spitale. ISKSH-ja ka lidhur kontrata me 42 spitale ne te gjithe vendin, ne sherbimin paresor dhe ato terciare. Drejtuesi i spitalit ka te drejte te kontrolloje dhe menaxhoje te ardhurat qe do te sigurohen nga puna e mjekeve per cdo sherbim. Njekohesisht shperndarja do te behet sipas nevojave te spitaleve, per mungesat qe kane gjate gjithe vitit.

Te ardhurat dytesore, si administrohen

Te gjithe spitalet e vendit, te ardhurat dytesore qe do te grumbullojne do t'i perdorin per nevojat vetjake. Sipas nje vendimi te marre ne fillim te nenshkrimit te kontrates ketij vendimi, 30 per qind e te ardhurave do te shkojne per shperblime te mjekeve, infermiereve dhe personelit tjeter ndihmes. Rreth 30 per qind e te ardhurave dytesore do te perdoren per investime te vogla te spitaleve, kurse 40 per qind per blerjen e medikamenteve dhe materialeve te tjera mjekesore te nevojshme per spitalin. "Ky eshte nje vendim shume i rendesishem per ecurine dhe mbarevajtjen e spitaleve pasi po vendosim qe te ardhurat dytesore dhe te ardhurat e tjera, te mund te perdoren 100 % nga vete spitali ne baze te nje ndarje te caktuar te zerave. Perpos buxhetit te percaktuar te cdo spitali, do te behet e mundur edhe perdorimi i ketyre te ardhurave per te cilat ne kemi menduar qe pjesen kryesore ta kene barnat dhe materialet e tjera mjekesore pasi aty kane qene dhe mungesat me te medha", thuhet ne vendimin e ISKSH-se. Per kryerjen e investimeve eshte percaktuar perdorimi i nje fondi 30 per qind te te ardhurave totale pasi edhe sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, investimet perballohen nga ana e Ministrise se Shendetesise, pra e kane nje burim financimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›