E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, sulmi i oreve te fundit

Fatos Ahmati

Rreth 48 ore para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit, fushata e partive politike shqiptare po arrin kulmin. Udheheqesit e tyre po i bien kryq e terthor vendit brenda dites ne mitingjet e tyre, duke i bere thirrje elektoratit per mbeshtetje me votat e tyre. Sot ne Tirane, forcat kryesore kane paralajmeruar mbajtjen e mitingjeve te tyre permbyllese dhe dekoret e tyre jane duke u bere gati. Nderkohe ne median shqiptare, vecanerisht ate audiovizive, vazhdohet me intensitet propaganda elektorale, por disa emisione te paralajmeruara me pjesemarrjen e udheheqesve kryesore te partive politike jane shtyre dhe debatet jane zhvilluar ne nivele me te uleta.

Po cili eshte vleresimi i partive politike per kete fushate?

Edi Paloka, kandidat per deputet i PD-se e vlereson ate pozitivisht: "Une mendoj qe ka qene fushata me e qete qe kemi zhvilluar gjate ketyre viteve, pervec incidenteve banale, qe nuk mund te quhen as te tille si grisja e posterave qe ndodh rendom, nuk ka pasur asnje incident tjeter te rendesishem dhe fryma ka qene teresisht pozitive. Keshtu qe mendoj qe qellimet e para qe ne kemi pasur si PD, per te pasur nje fushate te qete, sa me entuziaste ne aspektin festiv te fushates, mendoj qe kjo pike e pare lidhur me keto zgjedhje eshte realizuar. Tani mbetet qe kete atmosfere dhe qetesi ta ruajme deri diten e fundit te zgjedhjeve."

Nga ana e tij, Kastriot Islami i PS-se thote se partia e tij eshte munduar te zhvilloje nje fushate moderne. "Fushata ne pergjithesi ka kaluar e qete, nuk kane munguar dhe rastet e tensioneve, te cilat kane cuar deri ne raste kercenimesh apo dhe vrasje sic ishte rasti i kryetarit te PDK-se te Malesise se Madhe qe fatkeqesisht ka koinciduar pas nje retorike mjaft te ashper dhe nxitese konfliktesh nga kryetarja e Kuvendit".

Per Petrit Vasilin e LSI, fushata e kesaj partie ka qene e pazakonte, ndersa forcat e tjera politike kane zhvilluar fushata arkaike: "LSI nga ana e saj ka bere nje fushate te pazakonte, sepse ka qene e vetmja fushate e nje partie politike bazuar teresisht mbi programin, pra mbi ate qe jane zgjidhjet e medha te nje vendi ne krize sic eshte Shqiperia dhe te shume problemeve te akumuluar sic eshte varferia ekstreme, papunesia dhe mjerimi i madh. Sa i takon forcave te tjera politike do te mendoja qe kane zhvilluar pergjithesisht nje fushate relativisht arkaike me ngjyrime te forta ideologjike si ne prag te viteve '90, duke mos theksuar fare realitetin te cilin perjeton Shqiperia sot dhe qe eshte realiteti i nje vendi kapitalist qe kerkon zgjidhje. Nuk ka munguar gjithashtu qe mes forcave te tjera politike te kete nje tensionim shpeshhere artificial te panevojshem te situates e cila ka pasur dhe disa kulme me 2 vrasjet qe kane ndodhur, te cilat jane percjelle gjeresisht nga media".

Nga ana tjeter, Aleksander Meksi i LZHK-se thote se fushata ka qene e pabarabarte: "Fushata elektorale duhet te kishte qene me e mire nese do te kishin pasur mundesi te njejta te gjitha partite gje qe nuk ka ndodhur dhe kjo ka shkaktuar ne njefare menyre nje tensionim te situates. Megjithate ka ndryshime krahasuar me vite me pare. Ka qene me e qete si fushate dhe kjo do te jete ne dobi te votimeve".

***

Ne fushaten per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit vazhdimisht eshte permendur nevoja e zbatimit te standardeve zgjedhore, nje prej te cileve eshte edhe pajisja e zgjedhesve me dokumente identifikimi dhe pjesemarrja ne zgjedhje. Por vetem pak dite para zgjedhjeve, Ministria e Brendshme beri te ditur se rreth 256 mije zgjedhes shqiptare nga lista e zgjedhesve prej afro 3.1 milione shqiptaresh nuk do te mund te votojne per shkak te mungeses se dokumenteve.

Petrit Vasili i PS-se thote se ky eshte nje standard i paplotesuar: "Pa hezitim ky mund te konsiderohet nje standard i paplotesuar, eshte nje ngjarje jo e lehte per t'u kaluar sepse vonesa per kete shkon tek te dyja partite PS e PD, te cilat duke vonuar pertej cdo limiti logjik, politik, por edhe te mundesive te administrimit tere kete proces, e cuan ate ne nje krize kohe te vertete e cila beri qe nje numer qe shkon tek 10% apo dicka me shume e votuesve shqiptar te mbetet pa e pasur kete mundesi".

Edhe per Aleksander Meksin e Levizjes per Zhvillim Kombetar kjo eshte nje mangesi: "Sigurisht qe eshte nje mungese mjaft e madhe per standardet e votimit derisa nje pjese e tyre nuk do te mund te votoje duke supozuar qe keta jane zgjedhes potencial. Kjo dihej qe me pare dhe kjo eshte arsyeja qe une pata bere nje propozim, qe zgjedhjet te shtyheshin per 3 muaj me nje qeveri teknike derisa te jepej mundesia per te votuar te gjithe".

Kastriot Islami i PS-se thote se ky eshte nje deshtim i qeverise se PD-se: "PS ka qene teresisht e angazhuar qysh ne ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ne hartimin e kodit te ri zgjedhor duke dhene konsensusin e saj dhe me vullnet te plote gjithcka qe PS mund te jepte. Fatkeqesisht, PD per shkak te paaftesise se saj deshtoi ne realizimin e ketij projekti madhor te pajisjes se shqiptareve me leter njoftimin, ndonese ishte PS gjate gjithe kohes qe tentoi te lehtesonte kete proces".

Ndersa Edi Paloka i PD-se, kerkon te provoje te kunderten: "Nuk eshte absolutisht nje standard i paplotesuar, ka qene nje pune jashtezakonisht e madhe e jona per te bere te mundur qe t'i cojme njerezit te aplikojne fillimisht, por edhe ne keto momente qe flasim, po behet nje pune e madhe per t'i cuar njerezit qe te terheqin kartat".

***

Nderkohe komuniteti nderkombetar ka paralajmeruar per nevojen e zbatimit te standardeve zgjedhore. Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Withers dhe ai i OSBE-se Robert Bosh, thane pardje, se praktikat manipuluese te se shkuares nuk duhet te perseriten me. Sipas tyre, nese zgjedhjet e 28 qershorit nuk permbushin standardet per zgjedhje te lira dhe te ndershme, mund te pengohet perspektiva euroatlantike e vendit.

Duke komentuar keto deklarata Aleksander Meksi thote se shkelja e standardeve ka qene e paralajmeruar qe me miratimin e ligjit zgjedhor: "Shkelja e standardeve ka qene nje dukuri qe eshte rezultat i ligjit te shkruar ne menyre te tille qe te ishin te privilegjuara 2 partite e medha. Rrjedhimisht standardet kane qene te munguara si pasoje e kesaj pabarazie ne sistemin elektoral. Megjithate te gjitha zerat qe fliten poshte e perpjete jane rezultat i mundesive qe ofron ne njefare menyre ligji elektoral".

Ndersa Petrit Vasili i LSI-se thote se ky eshte nje paralajmerim per dy partite e medha vecanerisht ate ne pushtet: "Une e pershendes kete deklarate, sepse me ne fund perfaqesues te rendesishem sic eshte ambasadori i Shteteve te Bashkuara, por edhe te tjere, perfundimisht kane kuptuar qe deklarimet per nje ceshtje delikate sic jane zgjedhjet duhet te jene te qarta, te prera, pa asnje ekuivok dhe kushdo qe fut duart e zeza ne votat e shqiptareve, e pret nje denim i rende dhe eshte pergjegjesi shume e madhe te izolosh vendin per shkak te zgjedhjeve me standarde te prishura".

Per Kastriot Islamin e PS ky eshte nje mesazh mjaft i rendesishem: "Eshte nje qendrim dhe mesazh mjaft i rendesishem dhe pozitiv, pikerisht disa dite para zhvillimit te zgjedhjeve. PS i ka marre te gjitha masat per te evituar te gjitha manipulimet e mundshme dhe per ti diskretituar ato".

Nga ana e tij Edi Paloka i PD-se angazhohet per zgjedhje te lira e te ndershme: "Une kam degjuar vetem kreun e opozites qe jo sot, por ka te pakten 6 muaj qe flet here pas here per friken e tij se zgjedhjet nuk do te jene te lira e te ndershme, kurse per deklaraten e ambasadorit amerikan besoj se nuk ka deklaruar ndonje gje me te madhe sesa ajo qe ka deklaruar kryeministri Berisha gjate gjithe kohes. Jemi ne, eshte PD me e interesuar se kushdo tjeter qe keto zgjedhje te jene te lira dhe te ndershme qe ne te arrijme standardet se keshtu do te realizojme dhe nje nga pikat finale dhe me te rendesishme qe ne kemi, qe eshte integrimi i Shqiperise ne Evrope".

* BBC


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›