E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista me emra te dubluar ne Puke e Mirdite, 430 votues ne Orosh, pa karta

Shtohen dyshimet per rrezikun e manipulimit te votimit te 28 qershorit nepermjet listes se votuesve. Ne rrethin e Pukes, Qarku Shkodres, jane verejtur nje numer votuesish te cilet rezultojne te dubluar, thene ndryshe figurojne se e kane emrin te shenuar per te votuar ne dy ose me shume qendra votimi. Nje rast i tille eshte ai i votuesit Zef Ndoka, banor i komunes Fierze, i cili sipas listes zyrtare te zgjedhesve figuron votues edhe ne komunen Fierze edhe ne komunen Balldre. E njejta situate verehet edhe ne komunen Iballe ku ne disa qendra votimi, figuron te votojne te njejtet shtetas. Situata rendohet gjithnje e me shume pas kontrollit te bere ne listat e zgjedhesve ne thuajse cdo qark te vendit ku verehet nje numer shume i madh dublikimesh c'ka ngre pikepyetje te medha per transparencen dhe rregullsine e procesit zgjedhor te se dieles. Probleme me kartat edhe ne Mirdite. Ne komunen e Oroshit, behet e ditur se ende s'kane ardhur kartat per 430 votues, te cilet kane aplikuar per kete dokument perpara 15 majit. A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›