Boateng larg Milanit

Ajo që i ndodhi në stadiumin e Pro Patrias ka bërë që t’i lindë në kokë një vendim i rëndë. Kevin-Prins Boateng mendon seriozisht të braktisë Italinë e bashkë me të edhe Milanin, pas ofendimeve raciste ndaj tij në miqësoren në të cilën u largua nga fusha ndërsa tifozët vendas e sulmuan pafund me shprehje të rënda.
Media italiane publikon fjalët e mesfushorit ganez, i cili deklaron se kjo që ndodhi nuk është diçka që mund të anashkalohet lehtë.
“Kam 3 net që shtrihem për të fjetur dhe mendoj, - deklaroi ai, - javën që vjen do të takoj agjentin tim dhe do të marr një vendim”.
Se për ku do të shkojë Boateng është tepër herët për të folur, pasi më parë ai duhet të vendosë. Gjithsesi, është janar dhe ai i ka të gjitha mundësitë ligjore për të shkuar diku tjetër e duhet të jenë të shumtë klubet e rëndësishëm të gatshëm për ta marrë.
Lojtari i qëndron fort asaj që bëri ndaj Pro Patrias, i vendosur të kryente të njëjtin veprim edhe nëse do të kishte qenë ndeshje e Championsit ndaj Realit apo Barcelonës.
Besohet se Milani do të jetë shqetësuar shumë nga ky lajm dhe trajneri Alegri e të tjerët do të bëjnë çmos për ta bindur se ende ka kuptim që të qendrojë në Milano dhe në Itali.