I shpëton Van Persie, United me shpresë në FA Cup

Manchester United ka barazuar 2 me 2 në FA Cup në përballjen me West Ham United.
Cleverley shënoj për 1 me 0 në minutën e 23 të ndeshjes. Për 1 me 1 barazoj Collins me një gol me kokë. Koka e Collins erdhi në shprehje edhe në minutën e 59 të ndeshjes kur shënon për 2 me 1.
Hyrja e Robin Van Persiet në lojë solli edhe shpresën për Manchester United. Van Persie shënoj për 2 me 2 në minutën e fundit të ndeshjes.
Ndeshja e kthimit në Old Traford do të tregoj skuadrën që do të kaloj tutje nga kjo përballje në FA Cup./Indeksonline/