E Diel, 1 Nëntor 2026

Bob Dylan dhe arti pamor

TIRANË, 21 mars /ATSH/ – Bob Dylan, i njohur në mbarë botën si një nga figurat më të rëndësishme të muzikës moderne dhe fitues i Çmimit Nobel në Letërsi, prej dekadash është aktiv edhe në artin pamor.

Përveç karrierës së tij muzikore, Dylan ka zhvilluar paralelisht një pasion të hershëm për vizatimin dhe pikturën, që daton që nga vitet ’60. Fillimisht përmes skicave të realizuara gjatë turneve, ai ka ndërtuar me kalimin e viteve një krijimtari të konsoliduar në pikturë.

Ndër seritë më të njohura të tij janë “Drawn Blank Series” dhe “The Beaten Path”, ku artisti paraqet skena të përditshme të jetës amerikane, si rrugë të gjata, motele, stacione treni dhe restorante me drita neoni, duke reflektuar një estetikë të qartë të “Americana”-s.

Punimet e tij janë ekspozuar në galeri të njohura ndërkombëtare dhe kanë tërhequr vëmendjen e kritikës, e cila i vlerëson si intime dhe autentike, megjithëse shpesh diskutohen edhe në raport me famën e tij si muzikant.

Vepra të ndryshme të Dylan janë shitur në ankande dhe galeri arti për çmime që variojnë nga disa mijëra deri në dhjetëra mijëra dollarë.

Ky dimension më pak i njohur i artistit rikthehet shpesh në vëmendje në rrjetet sociale, duke dëshmuar se krijimtaria e tij shtrihet përtej muzikës, në një univers të gjerë artistik

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›