E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të rrisim në 50% përfaqësimin e grave në PS

TIRANË, 21 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot rritjen e përfaqësimit të grave në PS nga 34% në 50%.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama e konsideroi të pafalshme që shifra e grave në PS është vetë 34% .

“Nuk mund të quhet sukses rritja e përfaqësimit t ë grave nga 26% në 34%. Nëse ne jemi në pushtet, jemi nga gratë. Këtë e kuptuan edhe burrat e Dibrës që na votuan”, tha Rama.

Kryeministrit theksoi se objektiv duhet të jetë rritja e përfaqësimit t ë grave në PS në 50%.

“Duhet ta çojmë në 50% dhe kjo bëhet shumë thjesht, duke mos e pranuar që nuk ka gra dhe duke i imponuar të njëjtin numër një organizate ku një burrë i suksesshëm me vota nuk pranon të ketë 50% gra”, tha Rama.

Sipas tij, “nuk mund të kemi ambicie për të qenë ata që duhet të jemi duke pasur 34% gra”.

“Është e pamundur, duhet ta kapërcejmë këtë shifër me çdo kusht”, shtoi ai.

/a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›