E Diel, 1 Nëntor 2026

Bobi Robson i sugjeron Man Sitit argjentinasin Mesi

Londër - Ish-legjenda e futbollit anglez dhe atij botëror, Bobi Robson, shpreh simpatinë e tij të madhe për sulmuesin argjentinas, Leonel Mesi. Legjendari ia sugjeron madje kandidatin e “Topit të Artë” skuadrës së Mançester Sitit, për ta marrë nga skuadra e Barcelonës.

Bobi Robson, i cili ka drejtuar skuadrën e Barcelonës në sezonin 1996/97, duke marrë parasysh kapitalin që kanë drejtuesit e Sitit bën edhe sugjerimin e tij.

Në një intervistë për The Sun ai shprehet: “Po të isha administrator i Mançester Sitit dhe të kasha në gjendje paratë e tyre, do ta bleja Mesin që në merkaton e janarit. Ai është futbollisti i ri më i mirë, dhe të paktë janë klubet në botë që kanë pretendime për të”.

Një klub, për të blerë Mesin nga Barcelona duhet të derdhë rreth 120 milionë euro. Aktualisht asnjë klub në botë nuk është i gatshëm për t’i ofruar katalanasve një shifër kaq të madhe. Të vetmit që mund ta bëjnë këtë janë arabët e “Abu Dhabit”, të cilët morën drejtmin e Man Sitit në fundin e muajit gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›