E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Tailandë vazhdon lufta për pushtet

Bangok - Kundërshtarët e qeverisë në Tailandë vazhdojnë të mbajnë të bllokuar aeroportin në kryeqytetin e vendit Bangkok, por kanë lejuar një numër shoqërish ajrore të marrin avionët e tyre për t'i çuar në aeroporte të tjera. Rreth 40 avionë pasagjerësh bosh kanë mundur të largohen nga aeroporti i Bangkokut. Për shkak të bllokadës disa ditore e opozitës, aktualisht më shumë se 100.000 turistë dhe biznesmenë nuk kanë mundësi të largohen nga Tailanda. Përmes këtyre protestave opozita tailandeze kërkon të detyrojë kryeministrin Somçai Vongsavat të japë dorëheqjen. Opozita e konsideron qeverinë e Vongsavatit një marionetë të ish kryeministrit të rrëzuar nga pushteti në 2006-n, Thaksin Shinavatra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›