E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snejder do të jetë i gatshëm për Barcelonën

Wesley Snejder do t'i lëshojë dy ndeshjet e ardhshme me Real Madridin, por pritet që të jetë i gatshëm për derbin e madh kundër Barcelonës. Holandezi pas vetëm 17 minutash lojë kundër Getafes, u desh të largohet nga fusha për shkak të zgjatjes së muskulit. Pas testeve të bëra, është vërtetuar se Snejder nuk do të jetë në kombinim për ndeshjet kundër Sevillas dhe Zenitit, në Santiago Bernabeu. Megjithatë, ai do të duhej të ishte i gatshëm për ndeshjen më interesante të sezonit, atë kundër Barcelonës më 14 dhjetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›