Boboshtica Prokuroria Dy vite burg per kreun e OMONIA-s
style=positionrelativez-index2>
Ne lidhje me dhunimin e varreve ne Boboshtice prokuroria e rrethit te Korces ka dhene sot pretencen ku jane ne hetim kreu i OMONIA-s ne Korce dhe dy punetore te tjere. Pas hetimeve prokuroria ka dale ne konkluzionin se gjate ndertimit te nje memoriali per ushtaret greke te rene gjate luftes jane dhunar varret e ketij fshati.
Ne baze te ketij hetimi per kreun e OMONIA-s Naum Disho eshte kerkuar 2 vjet burg dhe nga nje vit burg per punetoret Alqi Koroveshi e Luan Zace.
Por nga ana tjeter punetoret kane kundershtuar vendimin e Prokurorise ku kane deklaruar gjate seances se sotme gjyqesore se kerkojne drejtesi nga gjykata pasi ata ishin thjeshte punetore qe merrnin urdhra.
Ndersa seanca e radhes pritet te mbahet ne 9 qershor.