E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boboshtica dosja i kalon gjykates

Prokuroria e Korces pasi perfundoi hetimet ne lidhje me dhunimet e varrezave te Boboshtices vendosi ta coje ceshjten per gjykim.

Prokuroria e Korces akuzon Naum Dishon kreu i deges se Omonias ne Korce si dhe punetoret Alqi Koroveshi e Luan Zace per veprat penale te ndertimit te paligjshem te kryer ne bashkepunim dhe dhunimit te varreve.

Dosja qe sipas prokurorise ka prova per fajesine e tyre i ka kaluar per gjykim gjykates se rrethit te Korces.

Dhunimi i varreve te ushtareve greke ne Boboshtice shkaktoi nje problem ne radhet e Omonias e cila perjashtoi Naum Dishon si dhe reagimin e pales greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›