Rama Ja propozimet per kalimin e krizes

Ne nje deklarate per shtyp Rama ka deklaruar se pika paresore eshte shqyrtimi i kritikave te bera ne opinionin e KE qe i refuzoi Shqiperise statusin e kandidatit.
Per kete ceshtje ka saktesuar kreu i opozites PS ka dorezuar nje mocion debati per refuzimin dhe nje rezolute per permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga ky opinion.
Grupi parlamentar socialist ka dorezuar ne Kuvend nje mocion per debat per deshtimin e marrjes se statusit te kandidatit dhe nje rezolute per permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga raporti i Komisionit Evropian. Keto perbejne detyrime madhore qe gjithesecili te kryeje detyrat e veta ne menyre qe Shqiperia te mos humbase trenin tjeter per ne BE ka deklaruar Rama.
Pika tjeter sipas Rames eshte zgjidhja e krizes politike permes transparences se zgjedhjeve qe duhet ta beje Parlamenti institucion ky qe sipas tij ze nje vend te vecante ne kritikat qe permban raporti i KE.
Parlamenti duhet te beje transparence te hape kutite e materialeve zgjedhore dhe tu jape mundesi shqiptareve qe te shohin realitetin duke dhene mundesine per punen e perbashket per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme ne perputhje me standartet europiane ka nenvizuar Rama i cili i ka bere thirrje kreut te KQZ-se qe te mendohet mire para se te vendose per djegien e fleteve te votimit.
Ndersa pika e trete per kreun e PS eshte pavaresia kushtetuese dhe financiare e sistemit te drejtesise per te cilat opozita eshte gati te kontribuoje me nje plan.
Pavaresia kushtetuese dhe financiare e sistemit te drejtesise. Ne jemi te gatshem te kontribuojme me nje strategji gjitheperfshirese ne te ardhmen dhe nje qasje evropiane sot qe do te na sillte ne realizimin e nje reforme per zgjidhjen e problemeve te drejtesise ka deklaruar Rama.
Pikat e tjera te cekura nga lideri i opozites kane qene lufta kunder krimit dhe korrupsionit me heqjen e barrierave hetimore ceshtja e pazgjidhur e pronave qe sipas tij mund te zgjidhet me nje proces jurisprudence gjitheperfshires liria e mediave qe kercenohet nga presioni i pushtetit dhe zbatimi i kartes evropiane per qeverisjen vendore me qellim kthimin e kushtetueshmerise ne marredheniet mes dy pushteteve.