Boboshtica feston ditën e Shën Mërisë, fluks emigrantësh në Kapshticë
Korçë- Me qindra besimtarë ortodoksë i janë drejtuar mbrëmë Boboshticës në Korçë pasi është zhvilluar festa e Shën Mërisë. Tashmë është bërë traditë që më 15 gusht të çdo viti të mbahet kjo festë e cila mbledh besimtarë nga brenda dhe jashtë vendit në manastirin e Shën Mërisë.
Për këtë ditë kanë mbërritur në vendin tonë edhe qindra emigrantë, të cilët kanë festuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë përcjellë mesazhe mirësie.
Kjo ka bërë që sot në doganën e Kapshticës të ketë fluks emigrantësh, të ardhur posaçërisht vetëm për këtë ditë.
Dita e Shën Mërisë festohet nga besimtarët duke flijuar një shpend në shtëpitë e tyre, duke përgatitur një ëmbëlsirë dhe duke bërë vizita mes tyre. Gjithashtu ata që kanë mbajtur kreshmë që në orët e para të mëngjesit mund të kungohen. Besimtarët në këtë ditë urojnë njëri-tjeterin për me shumë begati e harmoni