E Diel, 1 Nëntor 2026

Romë, KSHH: Institucionet, zbatim strategjive që kanë miratuar vetë

KSHHTiranë- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ripërsëritur sërish sot thirrjen për ndërhyrje emergjente nga institucionet përkatëse për të zgjidhur çështjen e strehimit dhe integrimit në tërësi të komunitetit rom.

Qeveria, ministritë përkatëse, organet e qeverisjes vendore, duhet të zbatojnë Strategjinë Kombëtare që ata vetë kanë miratuar”,- thuhet në një kërkesë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Gjithashtu në këtë kërkesë thuhet që insitucionet dhe qeveria duhet “të kenë parasysh dhe të zbatojnë parimet e nenit 18 të Kushtetutës tonë dhe nenit 14 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që ndalojnë çdo lloj diskriminimi.

Rreth 40 familje të komunitetit rom thonë se janë detyruar të braktisin barakat e tyre pranë Pallatit me Shigjeta k ukanë vite që jetojnë pasi personi që pretendon se është pronari i tokës, do të ngrijë aty një kkompleks pallatesh. Por nga ana tjetër gratë dhe burrat romë nuk pranojnë të lëvizin prej aty dhe të shkojnë në Sharrë pasi aty thonë se nuk ka asnjë kusht minimal për të jetuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›