E Diel, 1 Nëntor 2026

Boboshtica, një prej destinacioneve turistike

Boboshtica pritet që të jetë një prej destinacioneve turistike më të frekuentuara gjatë këtij sezoni. Edi Pino përfaqësues i Komitetit të Turizmit tregon se Boboshtica i shton çdo ditë miqtë e saj.

Mikëpritja e shoqëruar me bukuritë natyrore të kësaj zone si manat shekullore ushqimi i shijshëm dhe tejet natyral, por dhe objektet e trashëgimisë kulturore, janë atraksioni që sjellin gjithkënd në Boboshticë.
 

Maqo Kristo një investitor dhe njëherësh banor i fshatit tregon se resurset e Boboshticës janë të shumta dhe mjaft interesante për vizitorët.
Fshati i njohur historik dhe me tradita ndodhet vetëm 7 kilometra larg qytetit të Korçës. Ai bëhet çdo ditë e më i vizitueshëm jo vetëm nga korçarët, por dhe nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.

Në fillim të viteve 30-të ky fshat ishte i njohur për tavernat e tij të shumta, një traditë që u soll nga boboshtarët që kishin emigruar në Amerikë. Në fillim të viteve 90-të tradita u rikthye sërish, por shumë më e fuqishme se më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›