E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, plagoset me armë 30-vjeçarja, në kërkim autori

Një 30-vjeçare është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Laçit.
 

Blerta Islami është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta duke u plagosur rëndë.
 

Menjëherë e plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Laçit po si pasojë e gjëndjes së rënduar është transportuar drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.
 

Ndërkohë policia ka bërë të mundur identidikimin e autorit të ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
 

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 30-vjeçares por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›