Boboshtice ceremoni mbi varret shqiptare

Vendosja e kurorave me lule ne memorialin kushtuar ushtarit grek i ndertuar mbi varrezat e shqiptareve ne Boboshtice ka shkaktuar tensionim mes banoreve ne fshat. Ne nje vend te pastruar nga eshtrat banore pro greke te Boboshtices kane akuzuar banoret e tjere se nuk i dine me saktesi vendndodhjet e eshtrave te te pareve. Sipas tyre pretendimet e ngritura se jane demtuar varrezat e fshatit per te ngritur memorialin per ushtarin grek jane te kota dhe se kjo pjese e varrezes nuk i perket fshatit. Vetem pak minuta pas perfundimit te ceremonise dhe largimit te organizatoreve dhe pjesemarresve jane djegur kurorat e vendosura ne memorial. Organizata minoritare Omonia ka deklaruar se zjarri ka qene i qellimshem ndonese Policia e Korces dyshon se ai nuk ka qene i tille.
TensionimiCeremonia e planifikuar nga konsullata greke dhe organizata minoritare Omonia ka filluar me vonese nisur nga prezenca e gazetareve ne varreze. Kryetari i Omonia-s ne Boboshtice ka deklaruar ne fillim te ceremonise se ishte i sigurt per vendndodhjen e varreve te dy ushtareve greke nisur edhe nga kryqet e gurte ne gjuhen greke por sipas tij asnje nga banoret nuk e di se ku jane varret e vjetra te fshatit dhe ku jane varrosur te afermit. Nuk ka asgje te vertete ne gjithe kete histori ata nuk e dine se ku i kane varret e te pareve ka thene nje pjese e banoreve. Nderkohe pjesa tjeter ka qene e indinjuar per ceremonine. Nje banor i fshatit eshte ngjitur mbi varreze dhe ka kundershtuar hapur ceremonine. Skeni turp u beni qejfin grekeve. Ku jane eshtrat ku jane varret ka thirrur banori por ai eshte larguar me shpejtesi nga organizatoret e shoqates Omonia. Pas kesaj kreu i Omonias ne Boboshtice ka kundershtuar faktin se pas demtimit te varrezes dolen ne siperfaqe eshtrat e banoreve. Media genjen. Ato kocka sjane eshtra. I kam sjelle me qese dhe po me qese i kam hequr eshte tallur perfaqesuesi i Omonia-s. Nderkohe ai ka mohuar se ne zonen ku eshte ngritur memoriali te kete pasur varre.
Nderkohe ne Kishen e Shen Merise at Jani Trebicka ka mbajtur nje meshe ne gjuhen greke. Nderkaq mysafiret nga Greqia te ardhur me autobuse kane shprehur dhembshuri ndersa kane pare varrezen qe i kane treguar se eshte greke. Ata kane shkelur pa frike dhe ne vendin ku ishin eshtrat pasi nuk ishin ne dijeni te ketij fakti por thjesht kane ardhur si turiste ne vendin ku ata e dine se eshte varreza e ushtareve greke. Ata e kane konsideruar varrezen e fshatit si varreze greke dhe kane qene shume te interesuar per kryqet dhe varret. Ne memorialin qe kujton ushtaret greke jane vendosur kurora me lule dhe eshte mbajtur nje minute heshtje ne shenje nderimi per te renet ne lufte.