E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia probleme me korrupsionin dhe krimin

Raporti

Perse eurodeputetet hezituan ne procesin e vizave diskutimet e brendshme dhe lobimi i Tanja Fajon. Raporti per gjendjen reale te Shqiperise do te ndikoje ne vendimin per statusin e vendit kandidat


TIRAN- Vendimi i pare i Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave ka ardhur pas nje sere negociatash dhe perpjekjesh te disa prej europarlamentareve si Tanja Fajon. Ata kane mundur qe te bindin koleget e tyre se Shqiperia e meriton liberalizimin e vizave. Nje ceshtje ne dukje e thjeshte dhe elementare eshte koklavitur ne ate forme sa eshte dashur nderhyrja e forte ne ndihme te Shqiperise. Po perse europarlamentaret hezituan qe te votojne pro vendit tone Pengese dhe shkak per vonesen eshte bere nje raport konfidencial qe nxjerr ne pah hallkat e dobeta te shtetit dhe politikes shqiptare.


Pikat e dobeta ishin korrupsioni krimi i organizuar kontrolli kufitar roli i prokurorise SHISH mangesite ne administrate apo ne procesin per integrimin e te riatdhesuarve. Per kete arsye Fajon pohoi pak dite me pare se liberalizimin nuk eshte merite e politikes por e qytetareve shqiptare. Nga ana tjeter ky raport do te kete ndikim direkt ne vendimin per statusin e vendit kandidat per te cilin BE ka paralajmeruar se jemi ende larg.


Korrupsioni
Dokumenti kryesor eshte ai per mangesite ne luften kunder korrupsionit. Kjo pjese e raportit konfidencial eshte perpiluar nga ekspertja e Letonise dhe nis me sloganin e kryeministrit Berisha ne vitin 2005 per qeverisje me duar te pastra. Por me pas aty theksohet se duart u bene pis rruges dhe se sot mungon nje vizion i qarte per adresimin e problemit te korrupsionit.


Ndersa kryeministri Berisha erdhi ne pushtet ne 2005-en me nje slogan fushate per duart e pastra kjo fushate ka nevoje te zbatohet dhe te udhehiqet nga qeveria. Sic thuhet dhe ne raportin e fundit te Freedom House per Shqiperine ka pak deshmi te permbushjes aktuale ndersa i referohet strategjise anti-korrupsion raporti thote se vizioni i qarte per trajtimin e problemeve qe lidhen me korrupsionin mungon ne Shqiperi.


Qeveria duhet te tregoje permes veprimeve ne praktike por edhe nje komunikimi me aktiv se ka nje plan dhe nje lufte efikase kunder korrupsionit ku te perfshije personat me influence dhe anetaret e partive te ndryshme politike.
Strategjia anti-korrupsion e Shqiperise mund te rifreskohet sugjeron ekspertja nderkohe qe plani i veprimit sipas saj duket se nuk vlereson ne thellesi rreziqet e korrupsionit dhe te zonave te prirura per korrupsion.


Disa objektiva te strategjise anti-korrupsion nuk jane trajtuar per shembull financimi i partive politike etika publike zgjedhjet dhe lobimi. Keto jane ceshtje nderinstitucionale qe kerkojne nje debat te gjere politik ose perfshirjen e shoqerise. Per shembull reformat e zgjedhjeve apo transparences ne financimin e partive. Kjo eshte ne strategji por qe nuk mbulohet nga planet e veprimit deri tani. Si rezultat zhvillimet ne keto fusha - te sistemit te ri zgjedhor nisja e debatit per permiresimin e modelit te financimit te partive - nuk jane raportuar si arritje te luftes kunder korrupsionit.


Nje tjeter ekspert kete here francez vlereson pozitivisht ne pergjithesi luften ndaj krimit te organizuar. Por ne fund te raportit ai jep shtate rekomandime per autoritetet shqiptare qe synojne rritjen e bashkepunimit dhe forcimin e rolit te prokurorise prefekturave dhe ne mbledhjen e te dhenave. Eksperti sugjeron qendrueshmeri te legjislacionit per te bere te mundur nje trajnim efikas te zbatuesve si dhe vlereson se duhet te sqarohen kompetencat e te shperndahen mjetet teknike ne nivel lokal e rajonal nen kontroll te rrepte te Prokurorise se Pergjithshme.


Ne raport vleresohen tre operacionet kunder prostitucionit nje mbi automjetet motorike dhe nje per kalimin ilegal te kufirit si dhe permendet arrestimi i dy shqiptareve per trafikun e droges. eshtja e makinave me targa te huaja sipas ekspertit krijon terren te favorshem per aktivitete te paligjshme meqenese autoritetet vendase nuk kontrollojne dot pronesine. Mirepo per kete ceshtje eksperti thote se nuk ka vullnet te mjaftueshem politik. Ai ngre shqetesimin mbi perdorimin e te dhenave personale fale sistemit te vendosur ne kufij.


Nocioni te dhenat kriminale eshte mjaft i gjere dhe shtrohen disa pyetje si ligjshmeria e nje baze te tille te dhenash te pergjithshme. eshtjet e mbledhjes se te dhenave dhe perpunimit MEMEX ne respekt te legjislacionit per mbrojtjen e te dhenave personale duhet te sqarohet dhe ndiqet me tej. SHISH permend se lufta ndaj krimit te organizuar eshte prioritet i qeverise dhe per pasoje 70 e te gjitha informacioneve te sigurise per kapjen shkojne per kete qellim. Situata krijon nje konflikt potencial me sistemin gjyqesor pasi krijon pershtypjen se SHISH mund te vendose mbi mundesine per te informuar gjyqesorin mbi keqberes potencial te krimit te organizuar.


Konfiskimi i aseteve kriminale eshte analizuar nga nje ekspert i Britanise se Madhe.
Nje pjese tjeter e raportit eshte hartuar nga ekspertet Britanike dhe flet per konfiskimin e aseteve me prejardhje kriminale. Zyra per regjistrimin e pasurive te paluajtshme luan rol te rendesishem ne procesin identifikues te pasurive deri ne konfiskimin e tyre. Per fat te keq eksperti nuk u impresionua prej tyre. Ata duket se thjeshte administrojne procesin dhe lene agjencite e tjera qe te zgjidhin cdo lloj problemi qe ngrihet. Ata ulen ne Komitetin Konsultativ Qeverises per luften ndaj krimit te organizuar por dyshoj nese ka ndonje vlere ky anetaresim.


Eksperti ka biseduar me gjyqtaret per ligjin antimafia dhe procedurat mbi konfiskimin e aseteve. Ai thote se ligji i ri sipas gjykatesve shmang konfuzionet e ligjit paraardhes te 2004-es. Zyra tatimore vleresohet se nuk jep informacion vullnetar pertej asaj cfare i kerkohet. Ka bashkepunim me policine e prokurorine por pak vetedije sipas ekspertit dhe trajnimi mbetet ceshtje problematike.


Krimi i pastrimit te parave ende nuk eshte veper penale ne Shqiperi pavaresisht ngritjes se nje grupi pune per kete ceshtje. Vete-pastrimi i parave si nje veper penale duhet adresuar dhe kodifikuar nese Shqiperia eshte pasqyre e asaj cfare po ndodh ne pjesen tjeter te Europes dhe ne bote.


Prokuroria
Eksperti britanik shpreh merakun e tij mbi zbatimin e ligjit antimafia nga disa prokurore. Pyetja kishte mbi urdhrin e prokurores se pergjithshme date 18 maj 2010 lidhur me proceduren e re per identifikimin e pasurive nga ana e ekipeve te perbashketa hetimore dhe ato referuar deshmive te tyre per prokuroret e krimeve te renda per hetime te metejshme. Prokuroret nuk dukej se kishin dijeni rreth kesaj procedure. Eksperti nuk perjetoi ndonje mentalitet Silo gjate vizites se tij te shkurter ne Shqiperi por ai mendon se kjo mungese e te kuptuarit mund te jete tregues i mentalitetit Silo ne mesin e disa Prokuroreve.


Analiza mbi mentalitetin Silo perdoret nga eksperti per te treguar qe mungesa per shperndarjen e informacionit zvogelon efikasitetin dhe kontribuon per deshtimin e misionit te ligjit nga Prokuroria.
Urgjentisht duhet udhezim zyrtar per zbatimin e te gjitha ligjeve te reja nga zyra e prokurorit te pergjithshem nese nuk duam qe ligji i ri te humbase qellimin origjinal nga mirekuptimi i prokuroreve te keqinformuar.


Te riatdhesuarit
Per integrimin e te riatdhesuarve vleresohet se strategjia parashikon nje mekanizem te posacem per promovimin e integrimit te personave te kthyer. Mirepo nuk parashikohet prezenca e nje stafi te specializuar ne pikat e kalimit kufitar per tu marre me nevojat individuale te te kthyerve ku duhet te kete nje punonjes social per njerezit ne nevoje apo femijet e pashoqeruar.


Ne zyrat e punesimit rajonal ne Vlore dhe Tirane eksperti grek ka verejtur nje numer shume te ulet te kerkesave nga te riatdhesuarit ndaj sugjeron qe te behen fushata sensibilizuese. Mungon mekanizmi i monitorimit per te ndjekur sherbimin ndaj personit te kthyer ne Shqiperi dhe nuk ka nje diskriminim pozitiv per te favorizuar te kthyerit ndryshe nga qytetaret e tjere.
Mos diskriminimi pozitiv gjithsesi nuk duhet te coje ne injorimin e veshtiresive specifike qe ballafaqon i riatdhesuari cfare kerkon nje perqasje me individuale dhe vleresim te nevojave.


Ne kete raport jepen 8 rekomandime qe synojne nje sherbim me te motivuar per nevojat e integrimit te te riatdhesuarve. Te gjitha verejtjet e rekomandimet do te jene ne fokusin e monitorimit te metejshem te vendit edhe pas liberalizimit te vizave ne rast te nje vendimi pozitiv ne 8 nentor nga BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›