ALMEX 2010 prezanton forcat detare e RENEA ne lufte kunder terrorizimit
DURRES - Forcat detare si dhe trupat e Repartit special RENEA kane realizuar nje stervitje-demonstrimi ne hapesiren detare prane Portit te Durresit ne kuader te aktiviteteve te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 te organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise dhe shoqeria Klik Ekspo Group.
Forcat Detare dhe Ajrore te Shqiperise improvizuan dje paradite nje stervitje ne bregdetin e Durresit ne diten e dyte e panairit te armeve ALMEX 2010. Ne pranine e perfaqesuesve te NATO-s atasheve ushtarake te disa ambasadave te akredituara ne Tirane dhe drejtuesve te larte te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare mjete lundruese te Rojes Bregdetare dhe forcave RENEA ne bashkepunim me repartin e helikoptereve realizuan nje demonstrim shumeplanesh te kapaciteteve tona ushtarake ne sherbim te luftes kunder terrorizmit dhe emergjencave civile.
Demonstrimi i ALMEX 2010 ne det
Per me shume se nje ore ushtarake te forcave detare ajrore dhe te policise se shtetit paraqiten aspekte te veprimtarise se koordinuar ne det dhe ne ajer.
Sipas nje skenari te parashikuar keto forca realizuan simulimin e nje operacioni detar te kombinuar me elemente te luftes kunder terrorizmit ne det te kerkim-shpetimit te njerezve si dhe perballimin e emergjencave te ndotjes detare. Ne kete operacion u perfshine 6 anije patrulluese te flotiljeve te Forces Detare nje anije anti-ndotje Qendra e Vezhgimit te Hapesires Detare Qendra e Operacioneve Detare Forcat e Armatosura me 3 helikoptere dhe grupet e bordimit te Repartit RENEA te Ministrise se Brendshme te cilet jane specializuar per operacionet e rrezikut te larte.
Trupat shpalosen aftesite e tyre me te mira me ane te demonstrimeve dhe perdorimit te teknologjise dhe pajimeve inovative ne fushen e sigurise dhe emergjencave civile. Trupat shqiptare me pajimet me te mira kryen demonstrime ushtarake te shkalles se larte te veshtiresise. Ato ishin te pajisura me uniforma ushtarake pajime mjete nderlidhjeje e telekomunikim armatime e municione te kompanive pjesemarrese ne ALMEX 2010 dhe te tjera ne zoterim te Forcave te Armatosura. Ato kryen veprime te shoqeruara me qitje me arme speciale per keto lloj operacionesh. Ra ne sy pergatitja e larte profesionale e efektivave te strukturave ushtarake te cilet manifestuan gatishmeri dhe shpirt te larte sakrifice gjate kryerjes te veprimeve luftarake sipas te gjitha situatave te paraqitura.
Aktivitet i rendesishem
Me pas Shefi i Shtabit te Forces Detare kapiteni i Rangut te Pare Roland Nasi theksoi per median rendesine e demonstrimit te pajisjeve dhe arritjeve teknologjike ne fushen e sigurise dhe emergjencave civile nga njesite e Forcave Detare dhe trupat e Repartit RENEA te cilat tregojne rendesine e vecante qe Ministria e Mbrojtjes Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura Ministria e Brendshme i kane kushtuar organizimit te ketij eventi.
Klik Ekspo Group per here te pare ne Tirane prezanton Ekspoziten Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010. Nga data 28 deri me 30 tetor ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar e shkuara e sotmja dhe e ardhmja e Forcave te Armatosura vjen si nje mundesi per tu prekur nga te gjithe.
Risite e ALMEX 2010
ALMEX 2010 - Panairi i Pare per Sigurine dhe Mbrojtjen eshte ideuar si nje ngjarje kult qe promovon nje force te re Forcat e Armatosura te Shqiperise e cila aderon barazisht me aleatet e tjere ne NATO. Me anetaresimin ne Aleance dhe pergatitjen per te kaluar pragun e BE intensifikohen prirjet e Shqiperise per tu perfshire me ze te plote ne ceshtjet e Mbrojtjes dhe Sigurise nderkombetare. Nje proces i gjate perditesimi ka perfshire strukturat e mbrojtjes dhe sigurise kombetare nderkohe qe me partneret e investitoret e huaj bashkeveprimi ka marre tashme udhe. Ky eshte ALMEX nje objektiv i perqendruar mbi aktualitet dhe nje radar qe perpiqet te perceptoje te ardhmen e sektorit.
KLIK EKSPO GROUP eshte kompania shqiptare qe operon ne sektorin e panaireve nderkombetare. Klik Ekspo Group eshte anetar me te drejta te plota ne Organizaten Globale te Panaireve Nderkombetare U.F.I. me seli ne Paris dhe partnere e Aleances se Panaireve te Evropes Qendrore C.E.F.A..
PROGRAMI I AKTIVITETEVE PER DITEN E SOTME
10.00 - 11.00 Demonstrim i Forcave RENEA ne sheshin Skenderbej
12.00 - 13.00 Qitje me pjatel me armet sportive ne poligonin sportiv ne Mullet
11.20 - 11.40 Nisja e organizuar nga Muzeu Historik Kombetar
Panairi i Armeve Pelikan dhe Arms B prezantojne armet e sigurise
Pelican Security dhe Arms B jane dy nga firmat qe marrin pjese ne panairin e armeve qe do te qendroje i hapur ne Muzeun Kombetar deri me 30 tetor. Pelikan Security e para shoqeri e policise private ne vend vjen ne kete panair me nje sere produktesh te vecanta ne kete edicion persa i perket fushes se sigurise.
Po ashtu kompania ArmsB ka edhe ekskluzivitetin si perfaqesuese e markes italiane te armeve Pietro Berretta. Kjo kompani ne nje nga stendat e vendosura ne kete panair ka ekspozuar disa nga prodhimet me te fundit te saj sic eshte automatiku i sulmit Berretta Arx 160 dhe pistoleta PX-4. Ato perdoren edhe nga forcat tona speciale te Ushtrise qe jane te angazhuara ne luften ne Afganistan.
Armet e Luftes se Dyte boterore avione Mig-19 dhe Mig 21 por edhe tanke te perdorura nga ushtria shqiptare kane qene pjese e panairit te armeve. Qytetare te shumte te shtyre nga kureshtja kane mbushur seksionet e Muzeut Kombetar. Nje pjese kane ardhur pasi jane te apasionuar pas armeve ndersa te tjere thjesht per te kujtuar kohet kur kane kryer sherbimin ushtarak. Te ekspozuara kane qene dhe dy pistoletat e tipit Nagant te Mbretit Zog.
Kjo faqe u mundesua nga Klik Ekspo Group
30 Tetor 2010