E Diel, 1 Nëntor 2026

Bobshtica pushon ceshtja ndaj punetorit Koroveshi

Koroveshi i cili kishte deklaruar se per demtimin e varreve ishte paguar nga OMONIA eshte konsideruar i pafajshem nga prokuroret. Nderkohe burime nga Prokuroria bejne te ditur se vazhdojne hetimet per kreun e OMONIA-s ne Korce Naum Disho.

Pak dite me pare Disho e konsideroi ceshtjen e varreve nje skandal te krijuar artificialisht dhe pa baza. Sipas tij ne Boboshtice nuk ka ndodhur asnje skandal duke theksuar se akti qe duhet denuar eshte djegia e kurorave te vendosura ne memorial per nder te ushtareve greke.

Pak dite me pare ne kete qytet u zhvilluan zgjedhjet per kreun e deges se OMONIA-s ku fitues u shpall Ligoraq Karamelo. Por Disho nga ana e tij refuzoi te largohej duke pretenduar se ai eshte drejtuesi legjitim i levizjes. Ne te njejten dite kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule denoi dhunimin e varreve te ushtareve greke dhe njoftoi distancimin e OMONIA-s nga personat pergjegjes.

2010-11-16 1041

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›