E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bobshtice pushon ceshtja ndaj Koroveshit

Prokuroria e Korces ka pushuar ceshtjen e ngritur ndaj shtetasit Alqi Koroveshi i akuzuar per dhunimin e varreve te ushtareve greke ne Boboshtice.

Koroveshi i cili kishte deklaruar se per demtimin e varreve ishte paguar nga Omonia eshte konsideruar i pafajshem nga prokuroret.

Nderkohe vete institucioni i akuzes ben pergjegjes per kete ngjarje vete kreun e deges se Omonias ne Korce Naum Disho.

Pak dite me pare ne kete qytet u zhvilluan zgjedhjet per kreun e deges se Omonias ku fitues u shpall Ligoraq Karamelo.

Por Disho nga ana e tij refuzoi te largohej duke pretenduar se ai eshte drejtuesi legjitim i levizjes.

Te njejten dite kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule denoi dhunimin e varreve te ushtareve greke dhe njoftoi distancimin e Omonias nga personat pergjegjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›