E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban Bajrami Topi uron besimtaret

Presidenti i Republikes Bamir Topi uron besimtaret myslimane shqiptare Festen e Kurban Bajramit nepermjet nje mesazhi derguar Bashkesise Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve.

Me rastin e Festes se Kurban Bajramit ju uroj perzemersisht shendet begati mbaresi e harmoni ne familjet tuaja mes miq e njerezisht te dashur mes shpreses dhe gezimit per nje te ardhme me te mire dhe te sigurt per ju dhe femijet tuaj. Kjo dite e shenjte ne kalendarin islamik i mbush zemrat e gjithesecilit besimtar mysliman me deshiren per te kryer vepra fisnike per ti qendruar prane njeri-tjetrit me ndjenjen e mirekuptimit sakrifices dhe te solidaritetit ne dite te mira e te veshtira me lutjen qe besimi tek i Plotfuqishmi respektimi i vullnetit te tij te na ndihmoje te gjithe ne shqiptareve per te kapercyer sfidat me te veshtira te jetes dhe per te ruajtur zakonet dhe traditat e paraardhesve tane tha Topi.

Kreu i vendit shprehu bindjen se vlerat morale mendimet e ndritura dhe qellimet e dobishme do ti sherbejne synimit te perbashket per ruajtjen dhe transmetimin ne breza te trashegimise sone te vyer te harmonise dhe te tolerances fetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›