E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode Bankat te jene me transparente

Kontrolli i munguar mbi financat mund të çojë në dështime ekonomike si për individin ashtu edhe për kompanitë.

Ministri i Financave Shqiptare, Ridvan Bode ngre këtë arsye, si shkakun e nisjes së krizës botërore. Në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, numri një i Financave bëri të ditur se edukimi financiar bëhet edhe më i nevojshëm në Shqipëri, ku tregjet e strukturuara janë ende koncepte. Sipas tij, kompani dhe institucione qendrore duhet të jenë transparente për individët referuar gjendjes se tyre financiare.

Gjatë kësaj konference, guvernatori i Bankës së Shqipërisë shtroi si të nevojshëm nisjen e edukimit financiar herët për çdo individ.

Në këtë konferencë ishte i ftuar edhe ambasadori I Bashkimit Europian, Ettore Sequi, sipas të cilit edukimi financiar është shumë i rëndësishëm për plotësimin e kushteve, që do ta bënin vendin tonë më të drejta të plota anëtare të Bashkimit Europian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›