Kercenoi gjykatesin masa sigurise 30 dite burg avokatit

Gjykata e rrethit gjyqësor Durres ka caktuar si masë sigurie atë të arrestit në burg me afat 30 ditë për avokatin Vangjel Muzina.
Avokati në fjalë akuzohet nga prokuroria se ka kërcënuar me anë të një telefonate gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit gjyqësor Durrës Fejzo Hysi, 5 ditë më parë.
Prokurori i çështjes Arjan Ndoja ka thënë para Gjykatës se bëhet fjalë për një telefonatë që gjyqatri ka marre mbrëmjen e datës 10 shtator me përmbajtje kërcënuese, ndërsa pas verifikimit të numrit të panjohur nga kompanitë celulare, rezultoi se numri ka qenë i shtetasit Vangjel Muzina me profesion avokat. Po atë mbrëmje gjyqtari Fejzo Hysi ka bërë kallëzim pranë komisariatit të policisë për telefonatën, e cila vinte nga një numër i panjohur.
Pas telefonatës kërcënuese është marrë në ruajtje shtëpia e gjyqtarit si dhe vetë ai nga forcat e RENEA-s, ndërsa një ditë më pas avokati u arrestua.
Prokurori Ndoja ka kërkuar si masë sigurie për avokatin burgim për 30 ditë derisa të sqarohet shkaku se përse është bërë kjo telefonatë, ndërsa ka shtuar se gjatë kësaj kohë edhe KLD duhet të marrë një vendim për mbrojtjen e gjyqtarit si dhe të hetohet nëse kanë lidhje me kërcënimin personat që kanë qenë në momentin e telefonatës me avokatin.
Avokati i personit nën hetim Idajet Beqiri ka thënë se prokuroria po bën një lojë sepse në fillim kërkesa drejtuar gjykatës ka qenë arrest shtëpie, tashmë ndryshon. Ai është shprehur se avokati Vangjel Muzina është njeri që ka punuar 40 vjet në sistemin e drejtësisë dhe nuk duhet dhënë në asnjë mënyrë masë shtrënguese ai i burgimit me afat, ose arresti shtëpiak.