E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Demostrata, atentat ndaj aspiratave të vendit

Ministri i Financave, Ridvan Bode në një deklaratë për shtyp e ka cilësuar si një atentat ndaj aspiratave të vendit për integrimin evropian, demonstratën e djeshme.
“Dje vendi përjetoi atentatin më të rëndë në aspiratat për integrim dhe zhvillim. Dje të gjithë panë tentativën e Edvin Ramës për të destabilizuar vendin.Pas dështimeve të tij për falimentim bankash, për krizë ekonomike, ëndrra e tij për destabilitet përmes ekonomisë gjeti rrugën dje përmes dhunës që rezultoi të jetë edhe dështimi i tij përfundimtar”, theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›