E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ekonomia shqiptare rritje modeste gjatë 2012. Në 2013-ën, 4%

11-01-2013 / Gazeta 55

Ministri i Financave në analizën vjetore të dikasterit që drejton

“Ekonomia shqiptare ka shënuar rritje gjatë këtyre viteve”. Kështu u shpreh sot ministri i Financave, Ridvan Bode gjatë analizës vjetore të Ministrisë së Financave. Kreu i këtij dikasteri theksoi se gjatë 2012-ë, ekonomia shqiptare pësoi një rritje modeste si pasojë edhe të ndikimit të krizës globale, ndërsa parashikoi një rritje prej 4% të ekonomisë për vitin 2013.

Ministri theksoi se inflacioni në vend mbetet në nivelet më të ulëta historike të tij ndërkohë që papunësia kap shifrën e 13.4 %.

“Inflacioni është 2 % krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ky inflacion mbetet i stabilizuar. Norma e papunësisë e cila ka një luhatje ulje-ngitje është 13.4 përqind, pra është i njëjti nivel edhe në periudhat paraardhëse. Deficiti buxhetor është 3.2 përqind i prodhimit të brendshëm bruto”- deklaroi Bode.

Taksa për biznesin e vogël nuk duhet të hiqet

Ministri theksoi dhe njëherë se taksa për biznesin e vogël nuk duhet të hiqet, ashtu siç pretendon PS. Sipas tij ky do ishte rrënim për bizneset e mëdha. “Nëse hiqet taksa për biznesin e vogël atëherë gjithë të mëdhenjtë i bie të shkërmoqen dhe mbetën 3-4 kompani publike dhe të mëdha”- tha Bode, i cili shtoi reformat e ministrisë për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve.

Bode vlerësoi se mbetet e palëkundur nevoja për të ndërmarrë politika për të ringjallur ekonominë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›