E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranasit kërkojnë shembjen e pallatit të Linda Bashës

11-01-2013 / Gazeta 55

Banorë të shumtë të Njësisë numër 2 kanë protestuar në lidhje me pallatin e Linda Bashës, i cili është ndërtuar në mënyrë të paligjshme gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës bashkëshorti i saj z. Edi Rama. 


Gjatë prononcimit, banorët kanë kërkuar kthimin në identitet të truallit që ka zaptuar znj. Linda Basha, ku më përpara ekziston një lulishte, e cila mirëmbahej nga vetë qytetarët e asaj zone, pasi zoti Rama kishte të tjera detyrime, detyrime që të rriste pasurinë e bashkëshortes dhe të afërmeve të tij, duke mënjanuar detyrimet që i jepte posti si Kryetar Bashkie në atë kohë.

Qytetar: “Objektin që shihni pas meje  është një objekt i cili është ndërtuar mbi një lulishte. Lulishte e cila i ka shërbyer banorëve dhe fëmijëve të kësaj zone. Lulishte e cila ka qenë e mirëmbajtur nga banorët dhe tani shohim që është ndërtuar një objekt, i cili është i paligjshëm. Edhe nga pikëpamja urbane po të shikoni shkallët i ka në rrugë, çfarë  do të thotë që është një shqetësim për të gjithë komunitetin. Me sa dimë leja e ndërtimit nuk është zbardhur akoma. Unë mendoj si banorë i kësaj zone, që leja e ndërtimit të mos zbardhet, në mënyrë të atillë që lulishtja që ka qenë t’i kthehet këtij komuniteti.”


Gazetar: Ju jeni banorë i kësaj zone?


Qytetar: “Po. Në qoftë se të gjithë kryetarët e bashkive do ndërtojnë pallate për gratë e tyre, atëherë imagjinoje kush do të mendojë për popullin. Mendoj që ambienti t’i kthehet banorëve, të mos zbardhet leja e ndërtimit.”


Qytetar: “Kemi ardhur përpara pallatit të Linda Bashës, e shikoni vet të dashur gazetarë. Ky ambient është bërë si oazë, duam që të bëhet lulishte siç ka qenë, që të bëhet diçka e bukur. Pasi ky pallat na ka zënë frymën. Edhe ju si media shumë vonë keni ardhur, se tashmë ajo është ndërtuar, keni mundësi që ta prishni?! Kush e ka dhënë lejen e ndërtimit për ngritjen e  këtij objekti?!”


Gazetar- Pse nuk jeni ankuar?


Qytetar: “Po jemi ankuar. Kemi dërguar ankesa në bashki për shembjen e këtij pallati.” 


"Sipas banorëve të kësaj zone pallati i Linda Bashës është ndërtuar si një objekt, i cili është jashtë çdo kriteri urbane, ku përbën edhe një rrezik për të gjithë qytetarët përreth këtij pallati"....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›