E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualët, peticion në Kuvend për votimin e 3 ligjeve – apel Edi Ramës

11-01-2013 / Gazeta 55

"Z. Rama, hiqe pritën; lejo deputetët të votojnë 3 ligjet e integrimit!"

Personalitete të fushave të ndryshme si mjekë, sportistë, aktorë, profesorë dhe shkrimtarë i drejtohen Kuvendit me një peticion, për miratimin e 3 ligjeve si dhe i bëjnë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama të mos bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE. 

“Mbi nderin e humbur të shoqërisë shqiptare”

Në ato fillime të viteve ’90, nëse ndonjë do guxonte që të shihte edhe në ëndërr se mbas njëzet vitesh dikush në Shqipëri, jo vetëm që nuk do donte të bënim hapa drejt Evropës, por edhe do guxonte te vinte pritë e të bllokonte rrugën drejt SHTËPISË sonë, kur vetë Evropa na rekomandon statusin, ai sigurisht që do përbuzej nga të gjithë, do konsiderohej si i sëmurë pesimizmi, nostalgjik i izolimit e do shpallej armik i popullit të vet. 

Por ja që fatkeqësisht, ëndrra të tilla të mbrapshta na u bëkan realitet. 

Bashkimi me Evropën, të qenit normal si të tjerët, më shumë se një projekt politik, paska qenë një projekt shpirtëror i popullit shqiptar, i cili na rezulton një humbës i madh. Kemi humbur nderin në një betejë të pakryer me veten tonë, jo për fajin tonë.  E ne, nuk duam të jemi një popull humbës. E ne, nuk duam të na venë përsëri prita. Ne nuk pranojmë më që dikush të na bllokojë rrugën për tek SHTËPIA. Mjaft me PRITA. Ne duam të fitojmë mbi veten tonë, mbi të gjitha mbrapshtitë, mbi të gjithë gurët ndër rrota, mbi të gjitha pabesitë dhe bllokimet. Ne duam që t’i kemi kryet lart në historinë e re, duke mbetur të përkulur në respektin mbi aspiratat evropiane të të parëve tanë.   

Ju rikujtojmë se në tetor 2012, Komisioni Evropian  rekomandoi  që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, me të vetmin  kusht; që të votojmë 3 LIGJE. Për Shqipërinë votuan edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, por për Shqipërinë, vend kandidat, ju nuk lejuat të votonin deputetët tuaj.

Ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të  padobishme, nga “as këndej e as andej”, ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallë  herë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë. 

Liria jonë s’ka çmim. Dinjiteti ynë duhet të jetë i pacenueshëm. Nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët  tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrë shtrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z. Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!

Lista e personaliteteve shqiptare që i drejtohen me një letër z. Rama për votimin e 3 ligjeve; ndër to janë: Mjek, sportist, aktor, profesor, shkrimtar, dirigjent

1. Prof. Dr. Pal Xhumari

2. Prof. Arvin Dibra

3. Dr.Shkencave Mirela Xhafa

4. Prof. Xheladin Dracini

5. Dr.Shkencave Sajmir Heba

6. Prof.Dr. Silvana Bali

7. Prof. Dr. Hasan Hafizi

8. Lusianda Shkembi   Mjeke

9. Dhimitraq Argjiri   Mjek 

10. Natasha Themeli    Mjeke

11. Olta Gixhari   Aktore

12. Llaqi Nako    Baletmaester

13. Prof.Dr. Nora Çashku   Pianiste

14. Arben Morina  Piktor

15. Kristi Bello   Kompozitor

16. Agron Tufa  Shkrimtar, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit

17. Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu

18. Visar Zhiti   Shkrimtar

19. Prof. Salvator Bushati   Akademik

20. Niko Xhaçka  Mjeshter i madh i Sportit

21. Bujar Llapaj  Dirigjent

22. Gezim Peshkepia  ish i burgosur politik

23. David Tukiqi    Kompozitor

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›