Bode Kasat fiskale do te instalohen me ose pa deshiren e Rames
Ministri i Financave Ridvan Bode ne nje konference per shtyp te mbajtur dje ka reaguar pas deklaratave te kreut te opozites Edi Rama. Ministri Bode kerkoi dhe njekohesisht e ftoi kryetarin e Partise Socialiste qe te terheqe cdo dokument qe ka te beje me procesin e implementimit. Ai tha se procesi eshte ne perfundim e siper eshte teresisht ligjor dhe detyrim per te menjanuar evazionin fiskal. Bode e cilesoi protesten e tregtareve si te nxitur politikisht nga opozita per te krijuar kaos ne vend. Ai nenvizoi se nuk ka licenca te dhena nga Ministria e Financave per kompanite ku tregtaret mund te blejne kasen fiskale te certifikuar. Kompanite jane te liberalizuara. Nuk ka monopol nuk ka licenca te dhena nga Ministria e Financave. Ato jane hequr. Ftohen te gjithe ata qe mendohen se mund te implemtojne kasa me cmim me te ulet dhe te transferojne ne kohe reale te gjitha te dhenat ne sistemin fiskal - sqaroi Bode.
Duke folur per biznesin e vogel ministri kerkoi qe te gjendet nje pajisje elektronike ku me ane te cmimeve te arsyeshme do te ndiqen zhvillimet ne treg ne lidhje me implementimin e kasave. Sipas ministrit te Financave Bode ditet e fundit kreu i Partise Socialiste kryetari i Bashkise se Tiranes po perpiqet te instrumentalizoje politikisht nje proces shume jetik per ekonomine shqiptare per lirine e tregut per konkurrencen e barabarte te bizneseve ne treg per sjelljen e njellojte te gjithsecilit para ligjit per eliminimin dhe dominimin mbi evazionin fiskal vendosjen e pajisjeve elektronike fiskale ose te ashtuquajturave kasa per bizneset qe shesin produktet e tyre ne treg. Kjo eshte nje mase shume e rendesishme e ndermarre nga qeveria nderkohe qe ne vende te tjera te zhvilluara te rajonit dhe botes ky proces tashme eshte i perfunduar dhe perben elementin baze per te menjanuar sjelljen klienteliste ne nxjerrjen e taksave instrumentalizimin elektoral dhe politik te administratave respektive ne nxjerrjen e te ardhurave fiskale dhe krijimin e barazise se bizneseve para ligjit. Ky instrumentalizim deshmon faktin se opozita duke shfrytezuar te drejten legjitime per te qene oponence e vazhdueshme e qeverise synon te krijoje kaos ne zbatimin e ligjit synon te krijoje nje situate antiligjore edhe ne sektorin e ekonomise per ta paraqitur si nje sektor ne krize dhe pa perspektive - u shpreh Bode.
24 Shtator 2010